• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i Jan Prengës, nuk zhvillohet seanca ndaj Dritan Rexhepit në GJKKO

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e pati të pamundur të zhvillojë këtë të enjte gjyqin në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe të tjerëve të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

Në nisje të seancës, SPAK tha se me anë të letër rekomandes do i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.

Sa kohë ai është i arrestuar procesi nuk mund të vijoj pa njoftimin zyrtar të Rexhepit mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri.

Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajsh ndërsa këtë të enjte Prokuroria do lexonte kërkesën për provat që do sjellë në proces. Më herët është denuar me burg përjetë Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit Olsi Turja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *