• |
ide | kryesore

U aksidentua në fabrikën e pllakave të mermerit, vdes 35-vjeçari në Maqellarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vdes, Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur



Një 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa punonte në një punishte me pllaka mermeri në Maqellarë të Dibrës. Policia tha se i riu me iniciale B.M, humbi jetën pas transportit në spital.

“Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *