• |
ide | kryesore

Tiranë/ Punëtori bie nga kati i 9-të, humb jetën në vend

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Aksident tragjik në Tiranë! Punëtori bie nga kati i 9-të tek një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.

38-vjeçari me inicialet F.L. sipas policisë ka humbur jetën në vend.

Detaje nga policia: 

Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



3 Comments

    1. Pse aksident tragjik? Ne fakt eshte nje vdekje krejt naturale per punen qe bente. Shikojini fotot. Ku e kane skelen mbrojtese “gratacielat” shqiptare? Necilin vend europian punohet ne keto kushte pervec albanistanit? Ne cdo vend europian skelat ,te ndertuara me parametra strikte,jane gjithmone nje kat me lart se ndertesa. Kur pyeta ne Shqiperi çkuptim ka ta ndertosh skelen ne fund dhe jo gjate ndertimit me thane kursejne qirane e skeles. Keta jane oligarket tane miliardere qe edhe skela nuk kane e i marrin me qira,kursejne leke se per jeten e punetoreve as qe ja ndjen hiç. Dhe qeveria rri e ndan leket me ta. Edhe kafen per qoke vene ja pine ama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *