• |
ide | kryesore

Lotito nis shigjetimet: “Më parë ishim një çiflig i Juventus, tani është e kundërta”

-Instant, Sport
Lotito



“Ne ishim një çiflig i Juventus, më parë i merrnin lojtarët nga ne, tani ndodh e kundërta. Sot Lazio nuk ka pse të kërkojë asgjë nga askush, përkundrazi. Ata përpiqen të na heqin atë që meritojmë dhe atë që ne e meritoj, por unë e mbroj me dhëmbë”. Numri 1 i bardhekaltërve foli në Romë me rastin e 40-vjetorit të eventit ‘Vola Lazio Vola’. Claudio Lotito nuk hezitoi aspak, duke nënvizuar pavarësinë e klubit bardhekaltër, por jo vetëm kaq.

Lexo më tej: Lotito replikon ashpër dhe ia faturon situatën teknikut Sarri: “Nuk ka lidhje merkato

“Për të qenë i qartë. Këtë vit Lazio shpenzoi 101 milionë për lojtarët dhe e shiti Milinkovic për 40 milionë”, vazhdoi pronari i bardhekaltërve. Lotito, më pas, iu rikthye polemikave për çmimin e biletave. “Lazio nuk e menaxhon më direkt biletarinë, sepse shoqëria ia ka shitur atë një kompanie, ashtu siç ka shitur publicitetin… Kur sheh një reklamë në stadium, ajo nuk hyn në arkën e klubit. Ne donim të ruanim të abonuarit. Për biletat kemi bërë çmime mesatarisht të drejta, diçka që e kemi përsëritur edhe në Champions League. Ne ua kemi dhënë këtë mundësi tifozëve, por nëse nuk shfrytëzohet…” përfundoi presidenti bardhekaltër Lotito.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *