• |
ide | kryesore

Lotito replikon ashpër dhe ia faturon situatën teknikut Sarri: “Nuk ka lidhje merkato”

-Instant, Sport
Lotito



Te Lacio vazhdojnë të diskutohen fjalët e teknikut Maurizio Sarri pas disfatës ndaj Milan. Trajneri bardhekaltër, përveç që ka sulmuar Serie A, UEFA-n dhe FIFA-n për kalendarin, ka hedhur kritika për merkaton. E pikërisht për këtë çështje ka ardhur përgjigja e menjëhershme nga presidenti Claudio Lotito: “Kemi bërë një merkato të madhe – ishin fjalët e tij të raportuara nga Il Messaggero -. Në të gjitha klubet në botë blerjet vendosen nga drejtuesit. E për më tepër merkato nuk ka të bëjë fare me atë që po ndodh.”

Referenca është mbi fjalinë e thënë nga Sarri për disa blerje të dështuara: “Lojtarët që kërkova nuk erdhën, por në 95% të rasteve për një trajner ndodh kështu. Filluam nga A, por më pas më duhej të zgjidhja mes X dhe Y”, tha ai pas ndeshjes.

Lexo më tej: Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në ‘klasë’ blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

Lotito, sërish nga faqet e gazetës romane, nënvizoi se sipas tij nuk ka një hendek të vërtetë mes Lazio dhe skuadrave të tjera të mëdha në kampionat. Kjo gjë konfirmohet nga fakti se sezonin e kaluar bardhekaltrit mundën t’i mposhtin të gjitha dhe e mbyllën në vendin e dytë. Situata e komplikuar e renditjes (vendi i 15-të) do të varej më shumë se çdo gjë tjetër nga disa gabime të individëve dhe nga disa episode të pafat. Presidenti i bardhekaltërve nuk ka dhënë ultimatum, por kërkoi një frymë kohezive, duke qenë se rruga është ende e gjatë dhe se ka mjaft kohë për të rikuperuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *