• |
ide | kryesore

Video/ “E kam ëndërruar që i vogël”: Bare gati për Europianin, për listën ia lë “topin”… trajnerit

-Instant, Sport, Video
Bare



“Një arritje e madhe ëndërr e bërë realitet. Nuk duhet të ndalemi këtu, janë edhe gjëra të tjera. Në fillim kur kam folur me trajnerin në Barcelona na dha shumë besim si grup. Dëmtimet i kam kaluar por më kanë lënë pak mbrapa. Do të punoj fort që të arrij ku isha dhe të ndihmoj ekipin”. Keidi Bare bëhet gati për ndeshjen e fundit eleminatore për Euro 2024, atë kundër Ishujve Faroe, me shpërblimin se do të jetë në Europian. Kuqezinjtë janë kualifikuar për në Gjermani 2024 dhe tani duan vetëm të zgjaësin serinë e rezultateve pozitive, që zgjat prej 6 ndeshjesh.

BARE, HERA E PARË NË EUROPIAN

Mesfushori pastaj u përqendrua të arritja në Moldavi, rrjedhojë e një rrugëtimi fantastik që nisi me humbjen në Varshavë dhe u finalizua në Kishinjev pas 4 fitoreve e dy barazimeve: “Është diçka që e kam ëndërruar që i vogël . Jo vetëm unë por i gjithë ekipi Kombëtar. Është dicka unike për ne, kombin dhe popullin. Ia kemi dalë me punë dhe besim dhe mbështetjen e tifozëve që kanë qenë prezent edhe jashtë. Janë lojtari ynë i 12-të – tha Bare, duke vazhduar konceptin -. Nuk ka mbaruar asgjë, ky është vetëm fillimi për ne. Nuk duhet të ndalojmë ku jemi. Tashmë e kemi kaluar fazën e kualifikimit dhe mendojmë për më lart. Na pret një ndeshje e rëndësishme të hënën, se duam të qëndrojmë në krye të grupit. E shpreoj që në të ardhmen t’i bëjmë gjërat kaq mirë sa tani”.

Lexo më tej: Ishujt Faroe nuk e besojnë edhe vetë se mund të pengojnë Shqipërinë: seanca e hapur për mediat

Mendimi i mesfushorit Espanyol nuk është fare te lista përfundimtare, me të cilën Sylvinho do të seleksionojë skuadrën e europianit: “Është diçka e vështirë, se të gjithë ata që ka grumbulluar Sylvinho janë të mirë dhe e kanë merituar të gjithë të jenë këtu. Kanë kualitet, por kjo pyetje i takon trajnerit dhe jo mua”.

https://www.youtube.com/watch?v=sI9jyByFp7w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *