• |
ide | kryesore

Berisha: Ermonela liroi burrin nga banditët/ Ulsi, i ke ditët e numëruara, të pret burgu

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit është treguar i ashpër me disa përfaqësues të maxhorancës.

“Ku të lënë Felajt felë për të tjerë? I marrin të gjitha për vete. Thoni ‘jo’ po të doni zonja. Edhe ju keni zgjedhës. Më mirë t’i thoni asaj që mos të luajë familjarët. Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgorore, se do çlironte banditët, shkoi vetë ajo e çliroi. Sot burri i saj është prokuror. Apo jo Pandeli. Fol o Pandeli. Ja ku erdhi dhe Ulsiu. Që i ka ditët e numëruara. Ja badygardi i Ramës. S’ka ardh Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ku është ay o Ulësi? Se betë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj ç’të duash, ke marrë fund. Misi-s covidi-i, është për t’i thënë misis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imuniteti.”, tha Berisha.

Tensionet në Kuvend kanë nisur ende pa nisur seanca plenare kur pritet të miratohet buxheti i vitit 2024. Të parët në sallën e Kuvendit janë futur deputetët e opozitës ku kthyen përmbys karriget, ndërsa të pranishëm janë edhe punonjësit e Gardës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *