• |
ide | kryesore

Del FORMACIONI/ Sylvinho bën 5 ndryshime në skuadër

Arkiva, Sport
sylvinho



Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Ishujt Faroe mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të “Euro 2024”. Kuqezinjtë e kanë siguruar që në ndeshjen e kaluar kualifikimin dhe kjo i ka dhënë qetësinë trajnerit Sylvinho që të bëjë ndryshime në rreshtimin e tij.

Kështu, mungojnë emra të rëndësishëm si Berisha, Hysaj, Ramadani, Seferi e Cikalleshi. Ndryshimet kanë prekur çdo repart të kuqezinjve për këtë sfidë. Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti.

Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Shqipëria në këto 7 ndeshje ka grumbulluar 14 pikë.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku
Trajner: Sylvinho

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson
Trajner: Hakan Erikson



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *