• |
ide | kryesore

Ishujt Faroe, hera e dytë në histori: në bar sintetik i mundëm, tani prova është në Arena Kombëtare

-Instant, Sport
Faroe



Ishujt Faroe nuk janë një kundërshtar i njohur e për më tepër nuk është se fati na ka vënë përballë herë tjetër. Me përjashtim të kësaj fushate eliminatore. Shqipëria dhe Ishujt Faroe nuk e kanë parë rrugën e tyre të kryqëzohet shpesh, edhe pse për një fare kohë kanë ndarë edhe vazon në short. Kështu, precedenti i vetëm i historisë mes dy kombëtareve është ai në 20 qershor 2023.

Në atë kohë, në përballjen e parë mes tyre, shqetësimi ishte bari sintetik i fushës ku luajnë ndeshjet në shtëpi Ishujt Faroe. E megjithatë, ai 1-3 i arritur nuk la vend për dyshime apo diskutime. Avantazhi i Nedim Bajramit dhe supergoli i Kristjan Asllanit ktheu qetësinë në atë ndeshje, që u vulos nga goli i Ernest Muçit.

Lexo më tej: Video/ “E kam ëndërruar që i vogël”: Bare gati për Europianin, për listën ia lë ‘topin’… trajnerit

Tani është një ndeshje e re, në Arena Kombëtare, ku këtë edicion Shqipëria është e pamundur. Tre fitore, katër megjithë miqësoren me Bullgarinë në po aq ndeshje të luajtura. Kuqezinjtë tani duan të mbajnë rekordin të paprekur, duke e kthyer stadiumin e shtëpisë në një pikë force për të besuarit e teknikut brazilian Sylvinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *