• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit: Kohë e kthjellët dhe e ngrohtë



Moti i kthjellët, por i ftohtë do të dominojë vendin tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore polare që kanë përfshirë që prej dy ditësh gadishullin e Ballkanit. Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore në skajin verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të ketë vranësira disi më të dendura. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, shtim të theksuar të vranësirave dhe rritje të lagështirës në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 8°C. Era do të fryjë e ftohtë dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së hënë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët po të ftohtë si pasojë e qarkullimit të masave të ftohta me origjinë nga poli i veriut. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështirës në ajër në të gjithë MV, kjo do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior – verilindor.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa veriore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezentë përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu vijon problematike situata në Britaninë e madhe si edhe disa zonat qendrore të kontinentit me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere, ndërsa moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojnë në Europën jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *