• |
ide | kryesore

Aksident në Kavajë – Durrës, humb jetën një këmbësor i paidentifikuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident



Policia njoftoi se një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Kavajë – Durrës mbrëmjen e së martës. Një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

“Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën” – thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *