• |
ide | kryesore

Në Gaza po vdes edhe Perëndimi!

Blog
Blendi Kajsiu



Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm por edhe vetë perëndimi qoftë si ide, qoftë si sistem politik.  Nuk mund të mohohet e drejta e Izraelit për tu mbrojtur kundër sulmeve terroriste të Hamasit që në mënyrën më barbare vranë më shumë se një mijë hebrenj, shumë prej tyre mbrojtës të paqes me Palestinën.

Ama përgjigja ushtarake e Izraelit, nën udhëheqjen e një qeverie të ekstremit të djathtë me kryemnistër Benjamin Netanyahun, më shumë se mbrojtje ngjan si hakmarrje dhe dënim kolektiv ndaj palestinezëve. Nga statistikat e deritanishme bombardimet kanë vrarë më shumë fëmijë palestinezë sesa terrorist të Hamasit. Më shumë se mbrojtjen e Izraelit strategjia e Netanyahut duket se ka për qëllim zbrazjen e Gazës nga popullësia e saj palestineze.

Strategjia e Netanyahut nuk prodhon vetëm vdekjen masive të palestinezëve por vë në rrezik edhe vetë qytetarët izraelit, pasi në një periudhë afatgjatë do prodhojë më shumë esktremizëm, dëshpërim dhe terrorizëm anti-izrelit. Historia na tregon që terrorizmi nuk luftohet me ushtri. Mjafton të shkosh eksperiencën e SHBA-ve në Irak dhe Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit për të kuptuar që lufta ushtarake kundër terrorizmit prodhon më shumë terrorizëm dhe vdekje.

Në këto kushte lufta që Netanyahu i ka shpallur Hamasit është e dënuar të dështojë. Edhe sikur ushtria izraelite të vrasë të gjithë antarët e kësaj organízate terroriste dëshpërimi dhe urrejtja që kasaphana izraelite po prodhon në Gaza kanë mbjellë tashmë farën e terrorizmit të ardhëshm. Ky është një film që përsëritet prej brezash në lindjen e mesme.

Ndërhyrja ushtarake e Izraelit në Liban në vitin 1982 kundër sulmeve terroriste që vinin nga grupe ekstremiste palestineze aty prodhoi me mijëra civilë të vrarë dhe me qindra ushtarë izraelit të vdekur.  Pushtimi i Libanit jugor nga ushtria izraelite u kurorëzua me shpartallimin e disa grupeve të vogla terroriste për të përfunduar me krijimin e grupit ekstremist dhe terrorist Hezbollah që ishte shumë më i rrezikshëm për Izraelin sesa të gjitha grupet e mëparëshme ndaj të cilave Izraeli kish shpallur luftë.

Ndaj lufta e përgjakëshme dhe kasaphana që forcat e armatosura të izraelit po zhvillojnë në Gaza nuk zgjidhin hallet e sigurisë izraelite por hallet e kryeministrit Netanyahu dhe të qeverisë së tij të ekstremit të djathtë. Forcimi dhe financimi i Hamasit ka qenë politike e deklaruar e ekstremit të djathtë në Izrael për të eleminuar cdo mundësi të krijimit të një shteti të pavarur Palestinez.

Sipas llogjikës “përça e sundo” forcat e sigurisë së Izraelit dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë mbështetur Hamasin për të minuar Autoritetin Palestinez. Prej vitesh Hamasi ishte partneri strategjik i Netanyahut për të dobësuar Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor në mënyrë që të eleminohej çdo mundësi për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ndaj Netanyahu lejonte prej vitesh financimin e Hamasit me qindra milionë dollarë amerikan nga vendet fqinje (shiko: https://www.timesofisrael.com/for-years-netanyahu-propped-up-hamas-now-its-blown-up-in-our-faces/).

Ky është një fakt publik që e ka rrëzuar përtokë popullaritetin e Netanyahut në sytë e shumicës së izraelitëve bashkë me faktin që dështimi i forcave të sigurisë izraelite për të ndalur sulmin e Hamasit është përgjegjësi direkte e Netanyahut. Shto këtu këtu edhe faktin që Netanyahu është nën hetim për korrupsion, dhe mund të përfundojë në burg nëse mbaron lufta me Hamasin, për të kuptuar se përse ai nuk ka asnjë plan tjetër përveç luftës totale pavarësisht maskarës që ajo prodhon tek civilët palestinez dhe rrezikut afatgjatë që krijon për vetë qytetarët e izraelit.

Ajo që të trondit në këtë skenar të errët është mbështetja pa rezerva që perëndimi me në krye SHBA-të i kanë dhënë Netanyahut dhe qeverisë së tij, më ekstremistja në gjithë historinë e Izraelit. Është një qeveri ku gëlojnë racistë, terroristë dhe anti-arabë të deklaruar si Ministri i Financave Bezalel Yoel Smotrich dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare Itmar Ben-Gvir.

Rreshtimi i Perëndimit përkrah personazheve të tilla dhe përkrah masakrës dhe dënimit kolektiv të popullit palestinez në shkelje të hapur të Konventës së Gjenevës dhe të çdo parimi humanitar nënkupton vdekjen e vlerave perëndimore. Pa këto vlera perëndimi reduktohet thjesht në një nocion gjeografik dhe humbet çdo kapital moral, ligjor apo ideor për të udhëhequr në skenën ndërkombëtare.

Flet shumë heshtja e qeverive perëndimore për vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajëshëm palestinezë nga sulmet izraelite teksa dënon vdekjen e fëmijëve të pafajëshëm ukrainas nga sulmet ruse. Ashtu sikurse tingëllojnë hipokrite thirrjet e Perëndimit për të dënuar krimet e luftës së Putinit në Ukrainë përballë heshtjes mbi krimet e luftës që Netanyahu po kryen në Palestinë.

Kjo situatë forcon Rusinë putiniste dhe dobëson Ukrainën demokratike. Së pari, sepse lufta afatgjatë që planifikon Netanyahu, për të mbijetur politikisht dhe për të evituar burgun, do të tërheqë vëmendjen dhe fondet perëndimore nga Ukraina drejt Lindjes së Mesme.  Së dyti, sepse si SHBA-të edhe BE-ja do e kenë të vështirë të ruajnë një aleancë të gjerë ndërkombëtare pro-Ukrainës me hipokrizinë që po tregojnë përballë masakrës së civilëve në Gaza.

Fitorja e Putinit në Ukrainë do ishte një tjetër grusht për demokracinë, idealin kryesor politik të perëndimit. Putin përfaqëson një ideologji anti-demokratike sa konservatore edhe nacionaliste që admirohet dhe imitohet nga e djathta në Perëndim, që nga Viktor Orban në Hungari deri tek Donald Trump në SHBA. Ndaj fitorja e Putinit në Ukrainë nënkupton një fuqizim të forcave anti-demokratike në perëndim, dhe veçanërisht të Trumpit në SHBA.

Sisdomos kur rrjeshtimi i Presidentit Biden pa rezerva përkrah Izraelit dhe kryeministrit Netanyahu ka prodhur shumë pakënaqësi tek elektorati demokrat në SHBA. Shumica e amerikanëve janë për ndalimin e bombardimeve në Gaza. (shiko https://www.reuters.com/world/us-public-support-israel-drops-majority-backs-ceasefire-reutersipsos-2023-11-15/). 

Ndaj rrjeshtimi i qartë i administratës Biden përkrah Netanyahut e ka ulur edhe më tej popullaritetin e Biden, sidomos tek elektorati demokrat (shiko https://thehill.com/homenews/campaign/4288202-biden-progressives-anger-over-israel-hamas-conflict/). 

Për të gjitha këto arësye në Gaza sot po vdesin jo vetëm mijëra fëmijë të pafajëshëm palestinez por edhe vetë perëndimi si ide dhe sistem politik. Mos denoncimi i masakrës që po ndodh sot në Gaza si shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar por edhe e parimeve elementare të humanizmit dhe arësyes njerëzore e zhvesh perëndimin nga çdo lloj kapitali moral dhe vleror. Kjo hipokrizi e politikanëve liberal perëndimor po e redukton liberalizmin në një farsë hipokrite duke forcuar armiqtë e tij ideologjik.

Rreshtimi i vendeve perëndimore në krah të një qeverie agresive të ekstremit të djathtë në Izrael po forcon çdo ditë fitoren e putinizmit në Ukrainë dhe të djathtës ekstreme në vendet perëndimore. Fitorja e Putinit në Ukrainë dhe ardhja në pushtet e Donald Trump në Amerikë do jenë dy goditje vdekjeprurëse për demokracinë perëndimore që prej vitesh lëngon në gjithfarë krizash, ekonomike, sociale dhe demografike. Pa humanizmin, liberalizmin, respektin për ligjin dhe demokracinë perëndimi është thjesht horizonti ku shuhet drita.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas për Lapsi.al



31 Comments

  1. Ja si e perfundon analizen gjeo-politiko-strategjiko -pordhaccejshen anal-hal-isti i shquar

    Kajsi pordha: :Fitorja e Putinit ne Ukraine dhe ardhja ne pushtet e Donald Trampit ne Amerike

    do jene dy goditje vdekjeprurese per demokracine perendimore.

    Ky anal-hal-ist i shquar barazon fitoren e nje pushtuesi mbi nje popull e mbi nje shtet te pavarur

    agresionin e te cilit po e denon pa medyshje gjithe njerezimi me fitoren ne zgjedhje demokratike

    ne vendin me demokratik e me te fuqishem te botes te nje kandidati te nominuar nga nje parti

    qe ka shumicen ne Kongresin Amerikan dhe prej 200 e ca vjetesh ka alternuar pushtetin me

    Partine Demokratike Amerikane dhe ne te gjitha rastet Amerika nuk ka devijuar nga kursi i saj

    demokratik. Dhe nuk ka devijuar nga kursi i saje demokratik jo se nga te gjithe presidentet nuk

    ka pase edhe me prirje autoritare, por se ne SHBA intitucionet jane me te fuqishme sesa individet

    sepse roli i Kongresit, i Senatit, i Gjykatave dhe vete Kushtetuta amerikane nuk lejojne “goditjet

    vdekjeprurese” nga kushdoqofte. Oh i shkreti Kajsi, ju paska prish humori se sondazhet ne Amerike

    flasin per epersi te Tramr dhe tani po parashikon fundin e botes. U mbytsh ne halen tende o Kajsi.

    1. Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Kombet e Bashkuara, BE-në, NATO-n dhe G20, Shqipëria arriti të ndalojë luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

      Konflikti 70 vjeçar dhe lufta e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit që rinisi më 7 tetor të këtij viti, do të mbeten kujtim i një të shkuare të hidhur.

      Armëpushimi katër ditor është vetëm preludi i fundit të konfliktit të përgjakshëm.

      Kryeministri i Shqipërisë, dje, në dy takime të veçanta, një me ambasadorët e Ligës Arabe dhe tjetrin me ambasadoren e Izraelit parashtroi vizionin e tij për të ardhmen: ‘Një Gaza pa Hamasin dhe Izraelin’

      5 fjalë më të fuqishme se fuqia çdo lutje fetare që njeh rruzulli- janë magjia që ktheu luftën në paqe dhe konfliktin e përgjakshëm në bashkëjetesë paqësore.

      Dega e ullirit e ofruar nga Kryeministri shqiptar- është pranuar nga të dy palët dhe Tirana nga një kryeqytet i Sportit dhe Rinisë, befas kthehet në Qendrën Universale të Paqes!

      Ndërkohë që Komiteti i çmimit Nobel për paqen dhe revista Time Magazine ndihen të lehtësuar sepse e kanë që sot njeriun e vitit 2024, Uashingtoni, Brukseli, Pekini dhe Moska ndihen të lehtësuar, por edhe të frustuar nga ky sukses diplomatik i nivelit Kisinger.

      ‘Jemi të lehtësuar dhe të shokuar’- tha një zëdhënës i NATOs për suksesin e befasishëm të kryeministrit shqiptar.

      ‘Kam bërë gabim që kam shkuar në Gaza dhe që kam thirrur disa herë Këshillin e Sigurimit për të ndalur luftën. Duhet të kisha shkuar në Tiranë dhe t’i lutesha kryeministrit Rama’- tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

      Shqipëria e armatosur vetëm me sharmin e Kryeministrit arriti të bëj atë që nuk e ka bërë deri më sot as Presidenti i shtetit më të fuqishëm të Globit dhe as Papa i Romës: paqe në Lindjen e Mesme.

      Ndonëse lajmi është pritur me hare si në botën arabe ashtu edhe në Perëndim, nuk mungojnë as teoritë konspirative. Në rrjetet sociale, po shkruhet se Kryeministri i Shqipërisë posedon aftësi magjike me të cilat i kthen armiqtë e betuar në miq për kokë dhe anasjelltas.

      Për të mbështetur teorinë e tyre, konspiracionistët thonë se dy njerëz miq për kokë në Shqipëri (Sali Berishën dhe Lulzim Bashën) i ka kthyer në armiq të betuar…

      Por mbështetësit e Kryeministrit Rama e hedhin poshtë këtë konstatim pasi, theksojnë ata, Kryeministri, siç e bëri të qartë edhe në Forumin e Paqes në Paris, është shumë i zënë me çështje rajonale si konflikti gjysmë i ngrirë Kosovë- Serbi, luftën në Ukrainë, varfërinë në Jemen dhe ngrohjen globale.

      I pyetur për mundësinë e ringjalljes së shpejtë të konfliktit në Ballkan, një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha: ‘E pamundur. Nuk ka asnjë shans. Axhenda e Kryeministrit është e zënë me probleme në rajone të tjera të globit’

  2. me sa duket këta gjyqtarë kanë problem vetëm shantazhet në adresë të tyre prej Berishës dhe jo ato ndaj Shqipërisë.

    Pra dukshëm ata kanë tjetër standard për Malltezin, dhe tjetër standard për të tjerë, që nuk bëjnë shantazh mbi ta.Ja futen ne burg krahun kriminal dhe financiar si Brecani dhe rama qe e ka kapur drejtesine i liroje nga burgu dhendrin jamarber te tjerat i kuptoni vete o shpellkaret e salihut.

  3. Gjyqtarja bleu apartament tek kompania Homeplan në hetim nga SPAK ne vitin 2015 91 m2, 65 mije euro.

    Konflikti i interesit, gjyqtarja që caktoi “arrest shtepie” ndaj Malltezit, bleu apartamentin me çmim mjaft të ulet, 720 euro m2, e shleu këstin e fundit në 2016.

  4. O Kajsi jam dakord me pjesen e analizes qe perendimi po shkon apo ka shkaur per lesh si sistem apo ideologji sepse pothuajse i gjithe kongresi amerikan dhe kompelt shtepia e bardhe jane ne xhep te Zionisteve miliardere. Prandaj dhe “perendimi” mbyll syte dhe nuk ka kurajen te denoje ate genocid qe Izraeli po ben mbi Palestinezet dhe ta deklaroje Izraelin si shtet terrorist.

    Ndersa ne pjesen e dyte e tregon veten se cfare komunisti i rilindur je kur citon:

    “Kjo situatë forcon Rusinë putiniste dhe dobëson Ukrainën demokratike”- Pyetje: Ku e sheh Ukrainen demokratike qe ka anulluar zgjedhjet, qe ka burgosur te gjithe lideret e opozites, qe ka mbyllur te gjithe shtypin e shkruar qe nuk i kreh bishtin atij, apo qe eshte vendi me i korruptuar ne Europe?

    Ndaj fitorja e Putinit në Ukrainë nënkupton një fuqizim të forcave anti-demokratike në perëndim, dhe veçanërisht të Trumpit në SHBA. – Pyetje: Pse u dashkan te quhen gjysma e ameriakneve ne mos me shume qe votojne per Trump si “antidemokratike”? Apo pse jane anti Partise Demokratike amerikane?
    Sa per dijeni, per 4 vite qe ishte Trump bota ishte ne paqe dhe nuk kishte asnje lufte. Sapo erdhi ky “demokrati i madh” , Joe Bideja, bota u perball e po perballet me lloj lloj lufte, karlliku ideologjik majtisto marksist si transgenderizmi, “drejtesia sociale” kthimi i gjyqsorit ne kamzhik i pushtetit (njesoj si KAPSI) jone kundret rivalit politik etj etj.

    Eshte gjynah nje i ri te jete kaq komunist. Por nejse dihet ajo se dhe ti e ngjyen ke thesi i babait te progresisteve majtisto- komunist, George Sorros prederisa i ben fresk axhendes se tij liberalo transgenderiste.

  5. O kar-si, mos ha mut shumë se ti nuk mund të analizosh tët shoqe se pse ta dredh, jo më të merresh me punë që nuk të takojnë.

    Ta them unë se pse ta dredh– sepse je kaq idiot, shumë idiot!

    Nqs Perëndimi ndodhet në krizë, është për faj të liberalizmit të tepruar, sorroistëve që po përhapen si fara e hisllës duhet me jua bërë si Orbani në Hungari!

  6. O idiot, me llogjikë të thjeshtë qenia më e dobët në përballje me një qenie më të fortë është e pashmangshme se do të humbasë

  7. Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu duke lënë në ‘arrest shtëpie’ Jamarbër Malltezin.

    Në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi. Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish kompleksi Partizani nga kompania Homeplan dhe Kontakt.O bushat shkruaj dy rreshta per gjygjtaren e kapur nga rama,por qe liroje nga Qelia jamarberin,behu burre dhe ti e trego te verteten

  8. Pjesë e grupit kriminal/ Shefi i krimeve i komisariatit nr. 6, nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni,brecani financuesi i krimit ne familjen berisha,po shperbehet kupola mafioze e salihut te kapura polici drejtesi nga salihu serb i karaxhicve te beishajve

  9. Rri o palluqe!! Analizon ti situatën ndërkombëtare!! Aleanca perëndimore është aq e fuqishme sa as Zoti vetë s’ka ç’ti bëjë.

    1. Aleanca perendimore iku na la shendetin. ishte kur ishte. Tani eshte aleanca lindore saqe dhe Amerika ka ul breket para Kines. Dhe kjo si pasoje e politikes se saj liberalo komuniste.

        1. Pas perendimit se di kush do vdese, por di nje gje tjeter. Di qe ti shkerdhej robt ty si Zaho dhe babes se Zahos. Kaq di une!

  10. Bëmat e kamikazes’ Iliriana Olldashi që liroi dhëndrin e Berishës, la në burg deri në vdekje Enver Shehin për evazion fiskal, liroi drejtorin e LSI, Dashamir Xhikën, Lefter Koka dhe Lefter Alla në qeli edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore!

    Gjyqtarja Iliriana Olldashi, me një vendim të dyshimtë dhe në konflikt interesi,e takove drogaxhiun brecani o Gimi po te pret,e di vet ti

  11. Anonimet duhet te na kuptojne : Nuk mund ta mbajme ne burg ate maskara-Malltezin tani qe ate budalla-Beqon e duam ta kemi te lire ndonese me 100 milion Euro te avulluara te Koncesioni i Sterilizimit …se i ka depozitu ne kontot tona e i ka pas per interes te Rilindjes matufi!

    1. O patronazhisti 12:56. E kuptoj që si tillë nuk ke 2 pare mend dhe harron kumandarin tënd drogaxhi. Po diskutohet tjetër gjë këtu po ti dhe të tjerët si ty pra banda e patronazhistëve ju ka ngelur ora e diktaturës Enveriste dhe jeni të ekzaltuar nga neodiktatori Rama që po e bën realitet përsëri atë.

  12. Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm…..

    Une e lashe ketu leximin. Ky koka k i merr lajmet nga aljazeera me duket.

  13. Çudi e madhe se ky ka namin që nuk I lëshon njerëzit e vet! Dhe kjo kuptohet akoma më shumë kur e pyesin se kur do të filloj protestat dhe ai thotë “na duhet pak kohë të bindim popullin”. Populli është I bindur që nuk ka punë me të, por ai s’ka më bandit që t’ia organizojnë protestat.

    Dhe mirë që s’ka, por as guxon ti shpall heronj të persekutuar nga Edi Rama, siç bën me dhëndrin e tij, por fshihet si miu, kur ua shikon emrat në ekrane dhe gazeta.Ti lepirsBythe Gimi te salihut qe po komenton per shkrimin,mos u shqeteso per salihun kriminel se momenti kur ti komentosh dhe do i falesh dite nga jeta jote,po vjen i duruari i fituari o loqe qe kurre nuk u poqe,po morr i kuqe ngele.

  14. Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…O cecei Gimi perktheje kete tekst,do fitosh nje lepirje bythe te salihut

    1. po sikur te mos doje ai te ta perktheje?

      ore me mire te ta perktheje mamaja jote kur te mbaroje pune me afrikanet ne lezhe, e ke te sigurt qe e merr vesh, cke qe i lutesh botes kot, ke plaken te shpija me master dhe phd

  15. Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha,maloku i semure psiqik salih qe ben si trim serb me grate e ketij vendi per 30 vjet,nje burracak qe i eshte hequr shpellkareve si burre si i pa korruptuar por po del i korruptuari me i madh ne kete vend,brecani e gjoni po e tregojne qe eshte marre dhe me kokainen,ka dhe te tjera o cecene e maloke shpellkarit salih.Ti gjoja gimi qe nje pune te ka caktuar salihu o malok shpellkar dhe kjo pune eshte cdo dite te shkerdhesh motren vajzen tende mamin dhe vellain qe te shtosh rracen e ndyre te malokeve

  16. bë dikur shkaktar për t’iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën (“…aq bëri, asgjë më shumë”, – tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

    Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq,shko lepija bythen me mut salihut,kete di te besh me mire o shpellkar i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *