Kur s’ke ndonjë punë për të bërë, por puna ta do që të dalësh në televizor, do sajosh patjetër ndonjë budallallëk. Fundja këtu budallallëku është ngritur në sistem, ka marrë revansh e pak njerëzve iu bën përshtypje.
Zyra e propagandës së Erion Veliajt ka shpërndarë sot në media pamjet e një takimi që Veliaj bëri me kryetarin e Bashkisë Kukës.
Thuhet se nënshkruan të dy bashkë një marrëveshje, e cila synon që Bashkia Tiranë të trajnojë stafin e Bashkisë Kukës. Çfarë gallate! Tirana do trajnojë Kukësin dhe kjo meriton një marrëveshje solemne, kamera, foto, sinkron dhe prezencë të Pandi Majkos e ish-zëvendësit të Safet Gjicit që u gradua prefekt i Kukësit.
Pasi u ezauruan gjithë OJF-të që rrjepin fonde poshtë e lart, mbaruan edhe programet e BE, trajnimet për rritje kapacitetesh tani do t’i bëjnë patronazhistët e Erion Veliajt. Si për ta bërë më komike situatën, mjafton të shohësh portretin e kryetarit të Kukësit.
Dukshëm i kompleksuar e në siklet, ai e shpërfaq gjithashtu të gjithë adhurimin e tij ndaj Erion Veliajt. Kronika e gatshme e Top News nuk le më vend për komente të tjera. E thotë vetë gjithçka. ©LAPSI.al
Po ky Majko i takses se rruges cfare po ben pas bythes se tyre ?
BYTHQIRA SORRROSI
Pu pu..i shkreti Kryetar i Bashkise Kukes.
Si nxenesi klases se pare.
Do filloj dallaveret andej lali legeni.
Nooooooo😱😱😱😱
Plasi gojorja.
Hajduti Veliaj do trajnojë fillestarët kandidatë për hajdut sesi të vjedhin!!
Ça skene tragjikomike.. Kursejani njerezve kete cirk.. Ky Kryetari i Kukesit si fakir futet ne zyren e Lalit si nxenesi i klases se pare ne zyren e Drejtorit. Lum e Det..
Kjo eshte historike!!! Duhet festuar tek Air Leshi! Te therrasim dhe Juliana Pashen per haeng.
e po shyqyr, prandaj u injoruan ukraina dhe gaza per ca ore
Çudi! Si nuk ka perfaqesues te menderkomtarve.
Ça i beni ketij populli more pisa.
Majko si lolosh, nejse burri po shkoj 13 vjec pa koqe thon qe nuk i dalin me.
lexoni mareveshjen se ndoshta keta te tiranes do ti trajnoje keta te kukesit se si te fillojne procedurat per ndonje incenerator 100 milion eurosh
Karagjozllek rilindje, nuk dine cfare te bejne per te ndryshuar imazhin katran te qeverisjes qendrore dhe lokale.
Ky nuk eshte budallalek, por LAJTHITJE totale.
E para, Bashkite kane nje ligj mbi bazen e te cilit ushtrojne juridiksionin e tyre administrativ dhe pikerisht Ligji Nr. 139/2015 “Per qeverisjen vendore…” dhe ketu mbyllet kapitulli, o e zbatojne o e shkelin !
E dyta, qe te trajnosh dike ose nje staf duhet te jesh i liçensuar per “Trajner” dhe ketu nuk ka vend per diskutim pasi Bashkite te cilesdo kategori qofshin, por edhe kjo e Tiranes nuk u lejohet me ligj qe te bejne trajnerin ose trajnim. Keta mund te trajnohen nga Institucione te caktuara ose zgjedhura per trajnim.
E treta, mesa duket edhe zdromsit i kane ngel vetem shoket e safetit per te dale ne Tv e per te bere marrveshje apo trajnime…..
Perpara se te perfitosh me teper fonde, duhet miremenaxhim dhe transparence e fondeve qe perdor.
eshte nipi i shefqetit ai. normal qe do e patronazhojne