• |
ide | kryesore

Beketi letër Melonit: Merr shembull nga Micotakis, të bllokohet integrimi i Shqipërisë!

Arkiva, Kryesore, Lajme



Hapja e kapitujve të negociatave për Shqipërinë është në pikëpyetje në muajin dhjetor për shkak të qëndrimit të prerë të Greqisë, që ka paralajmëruar votën kundër, nëse nuk lejohet betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Por presionin grek ndaj Ramës dhe vëmëndja që Micotakis i ka kushtuar Belerit, ka zgjuar interesin e biznesmenit italian Francesko Beketi, i cili kërkon të njëjtën mbështetje nga kryeministrja e tij, Xhorxhia Meloni.

Në një letër që i ka dërguar qeverisë italiane dhe ku Beketi bashkangjit aktin e sekuestrimit të 135 milion eurove në formë dëmshpërblimi për mbylljen e Agon Channel, ai denoncon kryeministrin Edi Rama si urdhërues i një persekutimi, të cilin premton ta rrëfejë në një libër dhe më vonë ta mediatizojë në një film.

“Më kujtohen fjalët e kryeministres Meloni, shkruan Beketi, sipas të cilave: “…Italia që ndërsehet kundër atyre që respektojnë rregullat dhe bëjnë sikur nuk i sheh ata që i shkelin rregullat, ka marrë fund…

Në të kundërt, sipas tij Shqipëria është një shtet që cenon rëndë të drejtat e njeriut, lirinë e shtypit dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e investimeve dhe për rrjedhojë nuk është e përshtatshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. E megjithatë Rama ka mbështetjen e Italisë.

Beketi thotë se është vetë një “dëshmi e gjallë” e këtyre shkeljeve dhe se ka qenë viktimë, prej 10 vitesh, e një përndjekjeje të egër të motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe strukturat e qeverisë së tij, objektivi kryesor i së cilës ishte shpronësimi i të gjithëve nga investimet e tij në Shqipëri, në veçanti e një televizioni (Agon Channel). Metodat autoritare me të cilat Rama dreton Shqipërinë, sipërmarrësi i krahason me ato të Çausheskut në Rumani.

“Prej 4 vitesh qeveria Rama jo vetëm që ka refuzuar të respektojë çmimin ICSID, por ka vazhduar përshkallëzimin e përndjekjes ndaj Becchettit në shkelje të rëndë dhe të përsëritur të detyrimeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Konventa ICSID dhe traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. arritja në pikën e përdorimit të forcave të policisë për të larguar me forcë përfaqësuesit e tij nga salla e seancës, për t’i penguar ata të japin konkluzionet e tyre dhe për të penguar zbardhjen e së vërtetës në gjykimin në Tiranë. Një sjellje e tillë, e cila ishte parë vetëm në Evropë në kohën e qeverisë autoritare të Çausheskut në Rumani, bie ndesh me çdo parim themelor të shtetit të së drejtës dhe është rrënjësisht i papajtueshëm me çdo perspektivë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Në letrën e bërë publike nga mediat italiane, biznesmeni shkruan se vendimi i arbitrazhit që e dëmshpërblen atë është detyrues dhe përfundimtar, por në “katër vitet e fundit, qeveria Rama ka refuzuar të zbatojë atë”.

Një shtet ligjor si Italia nuk mund të lidhë në mënyrë të vlefshme një marrëveshje me një shtet si Shqipëria që ka shkelur dhe vazhdon të shkelë rëndë normat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e investimeve, as nuk mund të nxisë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian” shkruan Beketi.

Në letrën e tij, Beketi sjell rastin e Fredi Belerit, si një shembull të mbështetjes që një shtet i jep shtetasit të tij, duke iu referuar vendimit të kryeministrit Micotakis për bllokimin e negociatave.

“Ditët e fundit, për këto arsye, kryeministri grek përsëriti “jo”-në e detyrueshme për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në zgjidhjen e problemeve që lidhen me: të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë, sigurinë dhe tenderat publikë” shkruan Beketi, që vë në dukje indiferencën me të cilën është trajtuar nga shteti i tij, Italia.

Në përfundim, Beketi kërkon nga Meloni që paratë e planifikuara për kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër të kalojnë në llogarinë e tij 135 milion euro, që Shqipëria refuzon t’i paguajë prej disa vitesh.

është e qartë se biznesmeni niset nga interesi i tij direkt për të përfituar paratë që arbitrazhi ndërkombëtar i ka caktuar si dëmshpërblim. Por gjithsesi akti i tij është rasti i parë i një boomerangu që pushtetit abuziv të Ramës mund t’i vijë nga vëmëndja e shtuar për kampet e refugjatëve afrikanë dhe të cilën Lapsi.al e ka përmendur edhe më parë. Lexo më poshtë:

Boomerangu i qokës që Rama i bëri Melonit

Në vendimin e ICSID, gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, që e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro luajti rol një mesazh kërcënues i Erion Veliajt për pronarin e televizionit (foto poshtë) si dhe ndërhyrja e Ëngjëll Agaçit që e porosiste Beketin ta mbante mirë me qeverinë.

Ndonëse ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, shteti shqiptar ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos e dëmshpërblyer biznesmenin për të cilin Rama thoshte publikisht se do të marrë noc rrokun.

Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmenit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “para të zeza”. Në një intervistë për Vizion Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

Por kur të gjitha këto akuza të Ramës dolën bllof, ai ndryshoi qëndrim. Nuk tha më se biznesmeni nuk do të marrë asnjë lek, por se do të dalë fare nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID.

“Po analizojmë dhe mundësinë të daljes fare nga ai juridiksion sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur” u shpreh Rama në një deklaratë, që koha tregoi se ishte flluska e radhës mediatike për të dalë nga situata./Lapsi.al



16 Comments

  1. O zhapik i jargavitur i bushatit, Beketi dhe kërmat e Shqipërisë të kanë mbetur në halenë ku je katandisur.

    1. FUTJA NE EVROP ESHTE DOMOSDOSHMERI DOMOSDOSHMERISHT PER EVROPEN MBASI AJO QE POPUJT I BASHKON E ARDHMJA KA VLERE ME SHUM SE E SHKUARA thotë:

      KURSE QARTESIJA GJALLERIJA SIGURIJA SHPRESA ZGJILLJET SHPETIMI I SE ARDHMES PER EVROPEN KA GARANCI SUKSES VETEM ME ZGJILLJEN E SE KALUARES HAKUN E SAJ SI DOBIN ME TE MADHE SE DEMIN QE ATO QE MENDOJNE PER TE GJITH MOS U FRIKSONI NGA RRUGET E SUKSESIT FRIKSOJUNI ME SHUM EGOS SI RRUG HUMBJE

  2. Eh si erdhi kjo kohe. Ppulli shqiptar i paafte te heqe nga qafa zgjedhen e Rames i ka varur shpresat

    tek Micotakis e tek Beketi. hajde popull trim e liridashes hajde.

  3. Ç’fare shkruani keshtu o gazetare pissssa…..beketi eshte shtetas italian e i drejtohet kryeministres se shtetit te tij,kurse beleri eshte shtetas shqiptar me kombesi greke, nuk mund te njesohen te dyja rastet pavaresisht se kane te drejte te dy.Niveli juaj le shume per te deshiruar.

  4. beketi do i marre leket nga italia , i palsi kari fort, con vendimin ca do lloj leku qe kalon ne llogari te shtetit shqiptar nga cdo banke e italise do ekezekutoje detyrimin qe ka ndaj beketit , sic u be ne austri, sic u be me llogarite e albcontrol

    rama mund te perpiqet ti shmanget po detyrimi eshte aty dhe interesat do rriten dhe leket do paguhen nje me nje!

    nejse malltezi duhet vrare , po vari karin se rama me veliajn i bejne vendit 150 milione europer tekat e kapriciot e tyre

  5. I plasi k…i Rames se do i merren leket Shqiperise. As nuk e rruan fare. Le qe ne fakt ai

    do ti ndaje me Becchettin, jane ne ujdi bashke.

    1. bythen e ka te shqyme qe nga e koha e parisit kur thoshte qe per nje vize shes bythen sa here ka fjet poshte urave te parisit ,

  6. Becceti e ka me lehte, te ndjeke parate qeRama ka vjedhur, e i ka ne offshor, e keshtu do e nxije me shume surratin hipkrit te tije.

  7. Lefter Koka dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për të njëjtat vepra penale. Edhe pse në gjendje të rëndëar shëndetësore, Lefter Koka mbahet në burg që nga viti 2021 pa një vendim të formës së prerë, ndërsa Jamarbër Malltezi u lirua për disa ditë.

    Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit ka shkarë edhe në raste të tjera.

    Në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.Hajde ne shqiperi bechet te vuash denimin qe ke nga gjykatat ne shqiperi,pastaj shohim

  8. Nuk ka nevojë të hamendësojmë, se për fat janë ende në qarkullim videot dhe kontributet e tyre si njerëz të familjes Berisha, të fisit Berisha dhe klanit Berisha në politikë.

    E thënë më qartë Sali Berishës i kanë arrestuar gjithë krahun e armatosur dhe atë financiarë, sekserët e tij me botën e krimit, duke ua faktuar gjithë shqiptarëve se ai është kryebanditi I një organizate kriminale që merret me drogë pastrim paresh dhe porosi vrasjesh.

  9. Çudi e madhe se ky ka namin që nuk I lëshon njerëzit e vet! Dhe kjo kuptohet akoma më shumë kur e pyesin se kur do të filloj protestat dhe ai thotë “na duhet pak kohë të bindim popullin”. Populli është I bindur që nuk ka punë me të, por ai s’ka më bandit që t’ia organizojnë protestat.

    Dhe mirë që s’ka, por as guxon ti shpall heronj të persekutuar nga Edi Rama, siç bën me dhëndrin e tij, por fshihet si miu, kur ua shikon emrat në ekrane dhe gazeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *