• |
ide | kryesore

Shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, tre në pranga

Lajme, Të fundit



Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar “Piramida”. Shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve i janë gjetur 310 doza kokaine të gatshme për shitje. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shitnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *