• |
ide | kryesore

Shpërthim me granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, 9 të plagosur

Lajme, Të fundit



Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren mëngjesin e sotëm. Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa tre autorët e dyshuar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, sipas mediave në Kosovë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet tregtarëve, ku njëri prej tyre ka hedhur granatën.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, Policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *