• |
ide | kryesore

The Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro për tu kthyer deri në maj

-Instant, Sport
Zhang



Presidenti i Inter, Steven Zhang, po përballet me një situatë të ndërlikuar financiare, që mund të ndikojë edhe në shpenzimet e ardhshme të klubit zikaltër. Nga Amerika vjen një analizë financiare më pak se shqetësuese nga faqja The Athletic.

The Athletic ka publikuar një artikull të gjatë analizues mbi situatën financiare të presidentit Zhang. E skenari që del prej saj është shumë problematik e shqetëson tifozët e Inter. Sipas asaj që lexohet në portalin amerikan, Zhang do të duhet të shlyejë një shumë afër 329 milionë euro deri në maj 2024 për fondin Oaktree. Fondi kishte dhënë një kredi në kohën e Covid dhe tani pret kthimin e financimit. Një skenar i cili, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në strategjitë e ardhshme të klubit.

Lexo më tej: 10 vjet larg Inter, Moratti rrëfehet: “Pirlo keqardhja më e madhe”

Më tej, portali i referohet një situate të ndodhur në këtë vit futbollistik. Pavarësisht të ardhurave të mëdha të klubit për shkak të sponsorizimeve, shitjeve dhe arritjes në finalen e Champions League, Inter e mbylli sërish në deficit. Një detaj që nuk duhet anashkaluar. Nëse nuk përsëriten rezultatet madhështore të sezonit të kaluar, për rrjedhojë do të ketë më pak të ardhura. Zhang është thirrur të gjejë zgjidhjen më të mirë për të ruajtur asetet e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *