• |
ide | kryesore

10 vjet larg Inter, Moratti rrëfehet: “Pirlo keqardhja më e madhe”

-Instant, Sport
Moratti



“Kishte ardhur koha për të kaluar stafetën. Tashmë kishte shenja se si do të bëhej bota e futbollit. Ky është një futboll që një familje, por duhet të them një njeri i vetëm, nuk është në gjendje ta menaxhojë në lidhje me një klub të nivelit të lartë”. Kështu ka thënë Massimo Moratti për Gazzetta di Parma sot, duke u kthyer pas në vendimin për të shitur Inter te Erick Thohir. Lamtumira e tij me klubin erdhi saktësisht dhjetë vjet më parë, më 15 nëntor 2013. E në një intervistë të gjatë, ish-presidenti zikaltër zbulon se nuk i mungon Inter, sepse “thjesht nuk pata kohë që ta ndjeja mungesën”.

Sot, thotë gjithmonë Moratti, “preferoj TV në vend të stadiumit” dhe “e ndjek Interin si tifoz, natyrisht, e ndjej një klimë të mirë rreth ekipit. Për momentin duket solid dhe konstant në performancën e tij”. Pak prezenca në stadium, por dashuria për San Siron mbetet: “Unë nuk shoh arsyen për ta shembur. Është një simbol i futbollit milanez dhe, në fund të fundit, i të gjithë Milanos”.

GODITJA E KEQARDHJA MË  E MADHE

Për të kaluarën e tij si president ai kujton: “Shkëmbimi mes Ibra dhe Eto’o, goditja ime më e bujshme. Madje më shumë se Ronaldo” dhe marrëdhënia me Mourinho që “e bën punën, fenë e tij”. Në lidhje me lojtarët shfaqet edhe emri i Alvaro Recoba: “Ai është lojtari që më emocionoi më shumë, më kujtonte Corso. Pastaj keqardhja e madhe mban emrin e Andrea Pirlo: “shitja e tij te Milan ishte një gabim. Ndoshta duhet të kishim pritur…”

Lexo më tej: Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang, Inzaghi shënjestron Mourinhon

Në fund, një konsideratë për futbollin e sotëm: “Me të drejtë habitemi nëse një lojtar vë baste për ndeshjet. Por harrojmë se ka klube të sponsorizuara nga kompanitë e basteve. Ky nuk është futbolli që më pëlqente, e më pëlqen, mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *