• |
ide | kryesore

U aksidentuan mbrëmë në Sarandë, tre adoleshentët e plagosur transportohen te Spitali i Traumës

Lajme, Të fundit
aksident, vlore, plagosje, kopsht



Adoleshentët e aksidentuar mbrëmë në aksin rrugor Stjar–Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Lajmin e konfirmuan bluzat e bardha të spitalit të Sarandës.

Të miturit F. H. 13 vjeç dhe O. K. 14 vjeç u dërguan me ambulancë drejt Traumës. Ndërsa 14-vjeçari me iniciale A. D., që ishte plagosur më rëndë, u transportua drejt spitalit të Traumës me helikopter në mëngjes. Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *