• |
ide | kryesore

Video/ Brazil-Argjentinë kthehet në arenë luftimesh, çmenduri në tribuna: përplasje me policinë, gjak e dhunë

-Instant, F1, Sport, Video
Argjentinë



Natë frike dhe çmendurie në Maracanà në Rio de Zhaneiro para Brazil-Argjentinë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm. Ndeshja e madhe e Amerikës së Jugut, me impact Botëror në fakt, kaloi në plan të dytë. Pak minuta pas fillimit, në një sektor të stadiumit, dy tifozeritë ranë në kontakt e më pas ndërhyri edhe policia.

Skenat ishin të frikshme. Pas përplasjes së fortë mes brazilianëve dhe argjentinasve, policia ndërhyri duke rrahur tifozët e Albiceleste. Messi dhe shokët e tij u futën nën sektorin e ultrasve për t’i kërkuar policisë të ndalonte dhunën. Pak shanse për të ndryshuar situatën, sepse dhuna e policisë vazhdoi me tifozë të lënduar dhe gjak.

Në këtë moment erdhi edhe vendimi i Pleshtit për tërheqjen e përkohshme të ekipit nga fusha. Pastaj ndeshja rifilloi pas gati gjysmë ore më vonë. Për rezultatin, ndeshja përfundoi 1-0 për Argjentinë falë golit të Otamendi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *