• |
ide | kryesore

“Do të kërkoja falje për lojën sot”: Mehmeti thumbon drejtuesit e Dinamos, Deliallisit i ikën “goja”

Sport
Mehmeti



“Normalisht ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit, ka shumë largime e afrime. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin dhe është e vërtetë që jam munduar me shumë që t’i jap skuadrës mentalitetin tim. Pikët janë goxha të rëndësishme”. Dritan Mehmeti i gëzohet pikëve dhe nuk merret me lojën e Dinamos, që fitoi me Erzenin me një goditje në portë. Rezultati 1-0 për kryeqytetasit është i katërti pozitiv radhazi për Dinamon: “I kam dhënë skuadrës qetësinë psikologjike, si të kalojmë situatën e vështirë. Kur ke objektiva të rëndësishëm, kur ke largime e afrime, përshtatja është ë vështirë. Unë jam munduar të jem cinik e racional për situatën. Jam i kënaqur për pikët, por kam shumë punë me stafin për të përmirësuar mënyrën si duhet të interpretojmë lojën”.

Mehmeti vazhdoi të shpjegojë përse për momentin nuk mendon për lojën. Në fakt, Dinamo e sheh veten të largohet nga fundi, për tu futur provizorisht në Final Four: “Në momentin që kam marrë skuadrën jam munduar në dy faktorë. Përveç aspektit psikologjik, ishim mbrojtja më e dobët me 17 gola. Jam munduar që të rregulloj aspektin mbrojtës. Nëse nuk rregullon aspektin defensiv, nuk mund të arrish të shkosh drejt fitores. Edhe mënyra si është ndërtuar skuadra, kemi elementë shumë të mirë, por sa i përket Dinamos së bukur që duam, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani. Se duhet shumë kohë. Nëse do të kisha skuadrën që në fillim, do të kërkoja ndoshta falje sot për lojën, por nuk është aq e thjeshtë”.

Lexo më tej: Një goditje në portë tre pikë, Mehmeti nuk gabon asgjë: Dinamo thyen Erzenin me 10 lojtarë

PËR ERZENIN FLET PËRGATITËSI ATLETIK

Tekniku i Erzenit Alfred Deliallisi nuk doli para gazetarëve, duke lënë përgatitësin atletik Baku të shpjegonte cfarë ndodhi në këtë humbje me Dinamon: “Realisht e kishim përgatitur ndeshjen për çdo episod të mundshëm që mund të ndodhte. Dalja e Atandës na i prishi ekuilibrat – tha Baku -. U munduam përsëri të reagonim dhe të dilnim në lojën tonë. Mendoj se jemi akoma më të fortë, kjo nga korrektësia e drejtuesve, presidencës, harmoni që ka ekipi. Mendoj se realisht kemi më shumë forcë për ta përballuar kampionatin dhe pse jo, të synojmë për më tepër në tabelën e renditjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *