• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Kë mbështesin shqiptarët mes Izraelit dhe palestinezëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarët



Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqiptarët nuk janë indiferentë për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

Ne gjetjet e Barometrit në Euronews Albania del se shqiptarët informohen shpesh për situatën në fjalë. 40,2 përqind e tyre janë shumë të shqetësuar për këtë konflikt, ndërkohë 54 përqind kanë frikë përhapjen e tij në rajonin tonë.

Si pothuajse çdo vend edhe Shqipëria apo më saktë qytetarët e saj kanë mbështetje të ndryshme për palët në konflikt, por Barometri vëren se tendenca tek shqiptarët është të mbështesin Palestinën në këtë konflikt. Ndryshe nga perceptimi tyre për mbështetjen e qeverisë shqiptare të cilët qytetarët e lexojnë si 28,2 për Izraelin dhe 19,7 për Palestinën dhe 25,1 përqind të dyja njesoj.

45 përqind mbështesin Palestinën, 9,2 përqind palën izraelite, 34,1 përqind të dyja njësoj dhe 11,6 përqind pergjigjen nuk e di, në pyetësorin e Data Centrum.

Shumica e përkrahësve të Palestinës si edhe në vendet e tjera janë më të rinjtë me 51 përqind dhe kjo mbështetje ulet në grupmoshat më të rritura me 42 përqind tek 44 vjeçarët.

Shqiptarët shprehen qartë edhe për zgjidhjet e mundshme të konfliktit. Sipas tyre, 63,2 përqind mendojnë se zgjidhja është krjimi i dy shteteve të pavaruara dhe 15,7 përqind një shtet të përbashket ku palët të bashkëjetojnë. /Marrë nga Euronews Albania



11 Comments

  1. Na hongshi majen e karit. Palestines do i qihet rraca deri sa te shuhet edhe terroristi i fundit. Vete e nisen luften.

    1. Po vraret se ku E kanë bër sondazhin ? Ndoshta e Kane bër sondazhin tek rruga e Kavajës ku janë të gjith terrorist dhe nuke e kane problem se dikushë vret fëmi dhe gra,dhe janë njerzë shumë të prapambetur.

    2. FATKEQESIJA ME E MADHE SOT PER NJE PJESE TE MIRE TE BANORVE TE TOKES ESHTE SE TASHME NJERZIT DUN VETEN ME SHPIRT DHE JAN KUNDER VETES ME ANGAZHIM thotë:

      MODELI LIGJEVE ,STRATEGJIVE ,NGJARJEVE KUDO NA JEP NJE KONCEPT TE RI ,PER EKZISTENCEN DO IKIN GJITHCKA E MIR NGA ZHVILLIMET DHE DO NA PARAQITET GJITHCKA QE NE PO I SHERBEJM NE VEND TE BUKES DO NA OFROHET BARUT DHE NE VEND TE OKSIGJENIT HELM ME RADIOAKTIVITET,KETE DHOJ MIRQENJE PO NA CON IZRAELI NE LINDJE RUSIJA DHE PRENDIMI KUDO QE ANGAZHOHEN SHPEJT DHE KINA , NESE KOJ NUK JU PELQEN ,ATEHERE BINDUNI SE VE VERTETA ESHTE ME E DOBISHMJA PER TE GJITH

  2. Shqiptaret kane te njejten qasje ndaj luftes teroriste qe po zhvillohet ne Gaza si pothuaj gjith popujt e botes. Asnje qenje njerzore nuk mund te pranoje qe te vriten femije, gra e njerez te pafajshem e ti justifikoj me çfado lloj justifikimi .

    1. Sigurisht që shqiptarët duhet të jenë solidar me Izraelitët dhe popullin Palestinez por kurrsesi me terroristët e Hamas. Në këtë konflikt të ri nuk ishte Izraeli që sulmoi dhe provokoi sulme. Ishte Hamas!!! E kurrsesi nuk të përfaqësojë të gjithë Palestinën e vetë ata që banojnë në Gaza. E drejta për vetëmbrojtje e Izraelit është legjitime për më tepër që terrori që i aplikua mbi popullsinë civile nga Hamas ishte tepër ekstreme me vrasjen të civilëve, fëmijë e të moshuar me një gjakftohtësi të tillë tipike terroristësh.

  3. Problemi i dashur i pa emër 09:48 është se Hamasi veçse janë terroristë janë dhe burracakë. Fshiheshin e bënin mburojë fëmijët dhe civilët palestinezë. Kishin bazat e tyre nëpër tunele të ndërtuar poshtë shkollave e spitaleve. I ndalonin me forcë të mos largoheshin që Izraeli i kishte njoftuar. E fillove luftën dil përballë e mos fshi nën fustanet e grave. Dhe ata 5000 fëmijë që janë “vrarë” që unë dyshoj i ka vrarë Hamasi sjelljen kriminale terroriste. Dmth si pas teje Izraeli do rrinte duarkryq për atë çka Hamas bëri??? I egzekutuan fëmijët pleqtë të rinjtë familje të tëra me një gjakftohtësi krimineli. Siç duket nuk merr informacion të duhur. Ndiq pak Tv ndërkombëtare e ato ne anglisht sigurisht nëse e di anglishten.

  4. mos u merr me politike ti o “Gimi”se qenke rrot kari E gjeithe bota mbeshtet palestinezet se e dine mire kush jane cifutet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *