• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ 5 vetë në burg, 7 të tjerë në arrest shtëpie

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata la në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Vetëm për Jetmir Llapajn, punonjës i Qendrës Kombëtare të Biznesit, masa ndryshoi nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar dhe për 7 të tjerë ka konfirmuar masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa 3 persona janë në kërkim.

Të pandehurit mohuan akuzat, ndërsa shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën. Në seancë ka folur ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se akuzat e ngritura për të dhe stafin janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”- është shprehur ai.

Sakaq ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Për punësimin e Vladimir Bezhanit, Alqi Bllako tha: “Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”.



3 Comments

  1. Fakti qe thote se fajin ja ka partia e Saliut, do me thene qe sado kriminel, Saliu dicka te mire e paska bere😉

  2. Meru me thelbin idiot,, shih lodrat e filmat e ASPAKUT, qe perdridhet aqe shume, sa na qenkan keputur ne bythe .Delini o te mjere punes ne koke, mrrni kurajo te pavaresise, .mos u influenconi e komandoheni se vjen nje dite, qe ju, te emeruarit nga partia,jo nga ligjeshmeria do te jeni po aqe fajtore sa ata qe ju i mbroni.Cdo gje ka dale qartazi e denoncuar pastersisht, akuza,,,,QEVERI, KRYETAR, HAJDUTE,,,kur ai ligje qe i keni dale per zot , do zbatohet ligjerisht qe te themi, shpresa po duket ne zbatimin,,PARA LIGJIT JEMI TE BARABARTE,, kete as e kemi pare te ndodhe por, vetem degjuar.Pra, le ta shohim edhe kete, ne te kundert, edhe ju, si ata qe ju komandojne, duheni shporrur si marioneta te qeverise me kondra bande ne europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *