• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura të ulta

Lajme, Të fundit
parashikimi, mot i kthjellët



Sipas MeteoAlb, do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale dhe deri në 15°C maksimal në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *