• |
ide | kryesore

Vrasja në Fier, autori i dyshuar shpallet i pafajshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.

Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet,etj) që rrezonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

54-vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.

Fatmir Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskes në vitin 2020 që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.

Por si ndodhi vrasja?

Më 26 tetor 2020 rreth orës 05:50 të mëngjesit në Lagjen “Sheq i Madh” Fier, përballë Qendrës Shëndetësore, është vrarë me armë shtetasi Ahmet Toska, 52 vjeç, banor i kësaj lagjeje, i cili në momentin e vrasjes po përcillte për në punë bashkëshorten e tij Enida Toska. Autori i ngjarjes ka qënë i maskuar dhe e ka qëlluar viktimën me armë katër herë në kokë dhe në shpatull dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *