• |
ide | kryesore

Chiellini i jep fund futbollit të luajtur: largohet mbrojtësi i fundit i “shkollës së vjetër”

Sport
Chiellini



Giorgio Chiellini ka vendosur: do të largohet nga futbolli. Ish-mbrojtësi i Juventus dhe i kombëtares së Italisë, do të përfundojë karrierën e tij më 31 dhjetor, kur skadon kontrata që e lidh atë me Los Angeles FC. Ishte ai vetë, vetëm disa ditë më parë, i cili la të kuptohet se finalja e MLS e humbur kundër Columbus Creë mund të ishte ndeshja e tij e fundit. Tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i tërheqjes.

Chiellini do të thotë lamtumirë pas 23 sezoneve si profesionist, 17 prej të cilave me fanellën e Juventus. Me bardhezinjtë ai grumbulloi 561 paraqitje (i treti i të gjitha kohërave pas Del Piero dhe Buffon) dhe 36 gola mes 2005 dhe 2022. Palmarèsi i tij flet qartë: 9 kampionate (rradhazi), 5 kupa italiane dhe 5 superkupa italiane, të cilave duhet t’u shtohet edhe një kampionat MLS i fituar në fund të vitit 2022. Chiellini, një mbojtës i shkollës së vjetër, brutal në ndërhyrje e aspak i bukur në të parë (ikonike tërheqja e fanellës së Saka), bëri 117 paraqitje me kombëtaren italiane. Mbrojtësi është i pesti i të gjitha kohërave për prezenca, nga të cilat 22 si kapiten. Midis tyre, natyrisht, finalja e Euro 2020 në fund të së cilës ai ngriti në qiellin e Wembley trofeun e kampionëve të Evropës.

Lexo më tej: Video/ Gazetari i kujton Walker ‘memet’ tallëse për Chiellini-Saka, mbrojtësi driblon: “Nuk i kam parë”

Në të ardhmen e tij, siç ka lënë të kuptohet edhe vetë, është një tavolinë zyrtari. E në selinë e Juventus duken të gatshëm ta mirëpresin. Tifozët bardhezinj do të bënin gjithçka për ta pasur 39 vjeçarin në drejtimin e klubit dhe do ta prisnin me krahë hapur një legjendë si ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *