• |
ide | kryesore

Mediat britanike: A do të kërkojë Rishi Sunak një marrëveshje të ngjashme për migrantët e paligjshëm me Shqipërinë, si të Italisë

Lajme, Të fundit
A do të kërkojë Rishi Sunak një marrëveshje të ngjashme për migrantët e paligjshëm me Shqipërinë, si të Italisë



Rishi Sunak, kryeministri britanik, do të diskutojë nesër planet radikale për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve, sipas Daily Mail. Ai do të udhëtojë në Romë nesër në mëngjes për një mini samit për migracionin ilegal me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe homologun e saj shqiptar Edi Rama.

Më pas do të mbajë një fjalim mbi këtë temë në një konferencë politike të organizuar nga partia Vëllezërit e Italisë së zonjës Meloni. Vitin e kaluar, Z. Sunak ra dakord për një marrëveshje historike kthimesh me zotin Rama. Pas kësaj marrëveshjeje numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht Kanalin ra me 90 për qind.

Nesër ai pritet të diskutojë një marrëveshje të re që do të mundësojë që Italia të dërgojë emigrantë të paligjshëm në Shqipëri për të trajtuar kërkesat e tyre për azil. Marrëveshja e ashtuquajtur ‘zhvendosje përtej detit’ është bllokuar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nëse ajo do të mundësohet kjo mund të bëjë që të përpunohen kërkesat në Shqipëri të 36,000 emigrantëve në vit në dy qendra të ndërtuara dhe drejtuar nga Italia. Qeveria britanike nuk është shprehur nëse zoti Sunak është i interesuar të ndjekë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë, që do të jetë në funksion  së bashku me skemën problematike të qeverisë në Ruandë.

Një zëdhënës tha se samiti i nesërm do të ‘përqendrohet në partneritetet ekzistuese dhe marrëveshjen e kthimit me Shqipërinë’. Por një burim konfirmoi se në rend dite do të jetë edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë.

Italia është në vijën e parë të krizës së migracionit të BE-së, pasi ka pritur pothuajse 130,000 të ardhur në nëntë muajt e parë të këtij viti. Sipas marrëveshjes, Italia do të dërgojë deri në 3000 njerëz në muaj në Shqipëri.

Pasi të jenë vlerësuar kërkesat e tyre, Italia do të jetë përgjegjëse ose për rikthimin e tyre ose për dëbimin.

Skema është e ndryshme nga partneriteti i Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, sipas të cilit migrantët nuk do të kenë asnjë mundësi për të aplikuar për azil.

Por disa ministra besojnë se një marrëveshje e zhvendosjes përtej detit’ do ta kishte më të lehtë të kapërcente gjykatat, veçanërisht me një vend si Shqipëria ku tashmë ka një marrëveshje kthimi.

Një burim qeveritar tha më herët sot se skema e vë theksin në interesin në rritje të vendeve të tjera europiane në përpjekjen për të penguar emigrantët e paligjshëm. Gjermania, Danimarka dhe Austria janë ndër shtetet e tjera që po shqyrtojnë marrëveshje të stilit të Ruandës.

Bisedimet e së nesërmes nënvizojnë gjithashtu partneritetin politik në lulëzim midis z. Sunak dhe zonjës Meloni. Dy liderët do të zhvillojnë një seancë kokë më kokë përpara se t’i bashkohet zoti Rama për një diskutim më të gjerë./Monitor



12 Comments

    1. Kur Von der Layen i tha Melonit “we have tools” e kishte per demokracine…e kuptojne komunistet ku te nderhyne dhe ne kete rast ne trapllikun dhe papjekurine e Melonit… e perdoren per te infiltruar socializmin ne demokraci.

      Urdheroni nje e djathte e flakte qe eshte pro emigracionit ligjerisht te paligjshem.

      Mind-fuck i kane bere te shkretes, ju futen deri ne familje ja nxorren treshen…

      Industria e informacionit nuk kte pjerdh te vjedh.

      #fuckEU … paskan qene ca data anal-ista te papare

      1. “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission”

        Hidhini nje sy kesaj videos ne YouTube ku flas per pronen e vjedhur te piramida.

        Rama ne 2016 doli tha ceshtjet e pronave jane te mbyllura nderkohe qe ishin te gjitha ne proçes e siper ne Strasburg. Kuptojet para se te fuste mik Dorian pavlin kushuririn e vet.

        Vazhdoni ju … ska me lidhje Sorosi joooo

    2. BOTA AKTUALISHT ME MENDIME FJAL VEPRA ME SHUM E ENGAZHUR JASHT RALITETIT, BENEFITET QE I TRASHGUAN PRENDIMI KUDO NE BOT PERMES CDO FORME TASHME NE ATE PIJAT KAN HYR DHE KONKURUES TE TJER ,KU TE GJITH I FUTI NE CORJENTIM thotë:

      CESHTJA SE A DO ZHYTEN NE TMERRE PA FUND A DO TE NDALEN NGA FUNDI TMERRSHEM KET DO TA PERCAKTOJNE ,VET NJERZIT PERMES LOGJIKES DHE ANGAZHIMIT DHE VULOSIN ZOTI BOTNAVE ,PER SHPERBLIMIN E ANGAZHIMIT MESHIR APO NDESHKIM PER ZULLUMQARET KOKFORT ,APO SPROVA TE MEDHA PER TE GJITH PER SHKAK TE HIPOKRIZIZ DYFTYRSIS, DHE HESHTJES ,PERBALL PADREJTESIVE MOSREFLEKTIMEVE TE DUHURA ME KESHILLIM PER MIR DHE NDALIM NGA E KEQA ANGAZHIME NE DOBI

  1. Eshte veshtir te futesh ne politik kur ke vetem sigurimsa nga te 4 anet. Te bie te ngjitesh tek pull te piramida te protestosh.

  2. Jane marr vesh qe ne tetor per kete pune, por ajo qe pritet jane palestinezet e gazes ne mars qe do strehohen pergjithmone ne fushe arrez. Shqipetaret te detyruar apo jo po e lene vendin. Ata tani do te mbushin me mbi 1 milion te ardhur nga afrika dhe azia.

  3. Nuk ka nevojë t’a kërkojë Dinak. Është Rama që ja ka kërkuar siç bëri me Melonin. Dy konservatorë që gjejnë një kameleon dhe që duan të kryejnë punët e tyre!!!

  4. Kemi njiKM qe per pushtet e kariere, shet bythen, ky i mjere.Cfare spritet nga ky monster, kur desh me ia fut edhe Kosoves, per ti bere nder vella Vucicit.Ky, lloje karakteri i tije tregon qe eshte pa fe e atdhe, imoral ne jete e familje ne i thencin.Rrezik zi , qe popullin e quan dele, hajdut , korruptues, drogmen, kriminel i shoqates,,,Enverit,makjavelist i perpunuar qe ka nje parti me kelysheqe i perdor si krimba, ka dhe rruspie qeverie, tavoline.

  5. Pa problem fare.
    E kemi mikpritës liderin.
    Vec ky nuk pret ti trokasin ne dere, por i therret vet te vijne ne çiflikun e vet me emrin Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *