• |
ide | kryesore

VIDEO/ I dënuar për vrαsje në Stamboll, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
vrαsje



Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrαsje është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul” për arrestimin e Hasan Ozcan, banues në Tiranë.

Shtetasi turk u lokalizua në Unazë të Re, ndërsa është bërë edhe arrestimi i tij me qëllim dorëzimin drejtësisë turke për vuajtjen e dënimit pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, i dha 3 vite e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *