• |
ide | kryesore

Berisha drejt arrestimit/ Precedenti “Tahiri” dhe kërcënimi me burg nga SPAK

Arkiva, Kryesore, Lajme



SPAK është një hap larg arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berishës me arsyetimin se ai refuzoi të pranonte verdiktin e gjykatës “detyrim paraqitje” pa kërkuar autorizim nga parlamenti. Këshilli i Mandateve miratoi me 6 vota pro, (5 nga PS dhe 1 nga PD e Vulës) kërkesën e prokrorit të SPAK, Arben Kraja që la të hapur nëse do ta mbajë Berishën në arrest shtëpie apo do ta fusë në burg.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve u zhvillua në një godinë të rrethuar nga forca të shumta policie, pasi jashtë saj Sali Berisha kishte thirrur në protestë disa qindra demokratë.

Berisha duke folur me protestuesit para Kryesisë së Kuvendit
Berisha duke folur me protestuesit para Kryesisë së Kuvendit

“Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje. Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri” u shpreh Berisha në fjalimin e tij para demokratëve.

Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve
Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve

Me “laro”, Berisha iu referua Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait, dy prokurorëve që kërkojnë autorizim për arrestimin e tij në parlament.

Kjo e hënë ishte edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin ai vendosi ta refuzojë për të katërtën herë.

“Kanë kaluar tre raste, përfshi edhe sot, katër raste të mosparaqitjes, të refuzimit në mënyrë të hapur për të njohur institucionet e drejtësisë nga ana e personit nën hetim, Sali Berisha” u shpreh Arben Kraja në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në Këshillin e Mandateve
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në Këshillin e Mandateve

I pyetur nga avokatët, nëse kishte sinjale se Berisha ishte fshehur, ose mund të arratisej jashtë vendit, Kraja u shpreh: “Nuk është fshehur se z. Sali Berisha si person nën hetim është çdo ditë në media dhe përditë në televizor, por z.Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të Posacme kundër Korrupsionit të shkallës së parë dhe Apelit, por z. Berisha është shtetas i republikës së Shqipërisë dhe si i tillë duhet t’i bindet ligjit”.

Në Këshillin e mandateve, Berisha u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Duke folur para deputetëve të PS-së, Gjokutaj kujtoi rastin “Tahiri”, kur prokurorisë iu desh aprovimi i parlamentit për arrestimin e deputetit, për ndalimin e daljes jashtë vendit dhe kontrollin e tij në shtëpi. Ndërkohë për rastin Berisha, arsyetoi ai, SPAK nuk i iu drejtua Kuvendit për autorizim dhe kjo ishte arsyeja që Berisha refuzoi ta pranonte masën e arrestit.

Në Këshillin e Mandateve, Enkelejd Alibeaj ishte i vetmi nga radhët e opozitës si përfaqësues i PD-së së Vulës. Ai iu bashkua socialistëve në votën pro, por e pyeti Krajën në lidhje me akuzat që i bëhen se hetimi i Berishës është një nisëm politike.

“Duhet të dukemi që nuk jemi të njëanshëm. Ju e dini që ne kemi kompetencë të hetojmë funksionarët e lartë shtetërorë. Për sa kohë që ne këmi kompetencë të hetojmë funksionarët e lartë shtetërorë nuk mund të jemi në dukje të paanshëm. E përgjithshme kjo. E thënë qartë: Unë e kam për detyrë, që kur ka një kallëzim për një deputet, ministër, ish të tillë, të filloj hetimin. Në dukje kjo përdoret nga palët e ndryshme që; e filloi se i tha ky i tha ai. Nuk i ndalojmë dot këto fjalë. Unë kam qenë drejtues i prokurorisë për tre vite dhe jam akuzuar se “në dukje” po punoj për llogari të krahut tjetër se po godas këto që janë në pushtet. Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan…” tha Kraja.

Protesta e opozitës jashtë Kryesisë së Kuvendit u mbyll shpejt. Në të nuk mori pjesë Gazment Bardhi dhe disa prej deputetëve që kanë firmosur kundër arrestimit të Berishës, por janë të lëkundur në lidhje me daljen në rrugë të opozitës.

Pas miratimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës në Këshillin e Mandateve, tani autorizimi do të kalojë për votim në parlament. Edhe atje do të ketë një protestë tjetër që u lajmërua nga Berisha bashkë me ndjekësit e tij.

“Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë” ishte thirrja e Berishës në protestë.

Berisha është nën hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ku dhëndri i tij është një nga përfituesit e pronave të trashëguara nga familja e tij. SPAK nuk ka ngritur një akuzë për Sali Berishën, por thotë se po e heton për vendimet që ka marrë qeveria e tij dhe nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij si trashëgimtar i pronës në ish-kompleksin Partizani.

Berisha refuzoi masën e arrestit “detyrim paraqitje” dhe pikërisht për këtë refuzim, SPAK tani kërkon arrestimin e Berishës. Por në kërkesën që i ka bërë Kuvendit, prokurori Arben Kraja nuk e ka saktësuar nëse kërkon arrest shtëpie apo arrest me burg për Berishën.

Një amulli e tillë është bërë me qëllim. Nëse Berisha do të gjejë një mënyrë apo tjetër për të bërë opozitë në arrest shtëpie, atëherë SPAK mund ta burgosë për ta eleminuar politikisht./Lapsi.al



11 Comments

    1. Ke të drejtë, ky popull meriton më keq se Rama dhe në këtë situatë që ndodhemi më të keq se Berisha nuk kemi, le të luftojmë për të.
      Liri-Demokraci Urrrrrrrrrrrraaaaaaaaa

  1. As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk sjellin në vëmendje se çfarë ka thënë këto ditë lart e poshtë nëpër Shqipëri dhe në konferenca shtypi Sali Berisha, i cili trimërohej se kishte qenë ai iniciatori i zhveshjes nga privilegji i mandatit të deputetit dhe sot vajti u fsheh si frikacak.

    1. Ku u fsheh???

      Mu para parlamentit , ne shesh të mejdanit e ke cdo ditë!

      Ore kar në tiranë jeton apo të kan fluturuar trutë?

      Ca ke pi mër kar se qenke karlleps

  2. Pse Argita është zgjedhje ideale. Është zgjedhje ideale sepse ajo është kisha e radhës që mund ti besojnë sepse është brenda berishizmit. Gjithashtu ajo është e vetmja që mund të mbledhë borxhet e doktorit”Te pidhit sateme o malok morr i kuq i te kuqit serb salih

  3. Po tani se marr vesh, kundershtimi kryesor i Berishes per masen e paraqitjes ishte qe skishte kaluar ne parlament dhe ishte anti kushtetues, tani kaloi ne parlament, rrjedhimisht Berisha duhet te vazhdoj procesin ne gjyq. Se kuptoj tani pse organizon protesta, ate qe donte, kalimin ne parlament e mori, e ktheu SPAKun ne “ligjshmeri”.

  4. Nuk ka për ta kuptuar që ajo protestë e djeshme, tregoi që është cub pa përkrahje. Qoftë amerikaneët, qoftë Rama kanë lexuar që është person në zhdukje, specie në zhdukje, kjo zhdukje duhet të ndodhë. Berisha ka uzurpuar opozitën, vendi sot është në krizë. Shqipëria do të shpëtojë kur Berisha të largohet nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *