• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Lajme, Të fundit



Deri në mesditë i gjithë territori i vendit do të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshtal. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë paradites ku dominuese do të jenë intervalet e gjata me kthjellime. Ndërsa pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -6°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë orëve të paradites; kryesisht në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -6 gradë C dhe në mesditë do të ngjiten deri në 7 gradë C. Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri –veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Ndërkohë, ishujt britanikë do të paraqiten me vranësira, shira dhe mini-stuhi të forta ere. Për sa i përket Skandinavisë, gadishulli Iberik si edhe gadishullit i Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *