• |
ide | kryesore

Kuvendi i dërgon SPAK-ut brenda 2 orëve vendimin për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës

Lajme, Të fundit
dy



Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Rreth dy orë pasi mazhoranca socialiste votoi me 75 vota pro kërkesës për heqjen e mandatit, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu që organi i akuzës t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga ajo e detyrimit me paraqitje me gjasë nën masën e “arrestit në shtëpi”.

“Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”- thuhet në vendim.

 

 



17 Comments

  1. Kurveria e chingies se gjate nuk ka kufi…
    Bashke me haremin e tij pervers
    Dhe kufomat e perdhunuara lulekurva dhe alibajga bashibozuku.
    Sihtir milet

  2. Rama po tregohet nje lider i vertete qe arrestoi Berishen por nuk duhet te ndalet vetem me Berishen.

    te njejtin fat duhet te kene edhe depudetet berishiste te Foltores, prandaj ai duhet te urdheroj SPAK ti

    arrestoje qe mos te bejne zhurmuesin ne Parlament, kurse popullin opozitar qe mbeshtet nongraten

    duhet ti hiqet fare e drejta e votes .

    1. Mos e ngaterro te lutem. Nuk ka gisht Palla. Po flet drejtesia e re. Prit dhe pak se do te vi dhe ty radha ti besh gojore Palles bashke me farefisin tend. Ska me asnje pengese.

    2. Prokuroria mire ben ta mbylle ne shtepi plakun Sali, por do ta donte me shume i gjithe populli shqiptar te fillonte urgjent edhe arrestimet e super te pasurve te tjere qe i kane pire gjakun popullit shqiptar, sic jane per nga shkalla e demit; Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj, Frida Krifca, Ilir Meta, Lulzim Basha. Dhe te tjere, por keta qe permenda kane kryer nje dem kolosal dhe jam i sigurte qe edhe vete simpatizantet e PS, PD dhe ish LSI jane dakort me mua qe te arrestohen keta kellira qe te shpetoje populli shqiptar!

    1. Sot 33 vjet me 21 dhjetor 1990 u rrezua busti i Stalinit ne Tirane pas 33 vjetesh u rrezua persegjalli busti i stalinistit te fundit Sali Berishes.Koincidence apo kordinim perfekt.

  3. Provat, ku jane provat e arrestimit, do pyeste veten nje njeri normal.
    Si eshte vepruar me te tjeret, ish ministra, eksponente te pushtetit Mavi , do pyeste veten nje njeri normal.
    E ben si tek Liza ne Boten e cudirave. Ne fillim denimi e pastaj gjykimi.
    Mavite ne Boten e Qelburise, hajduterise, pisllekut te inceneratoreve nuk kane si te sillet ndryshe.

  4. Plotesisht dakord me parafolesit qe Berisha eshte komunsit, por nuk eshte komunisti i fundit dhe as hajduti i fundit. Madje nuk do ishte cudi qe edhe pas Rames te kemi perseri komunist dhe hajdut ne pushtet, se kjo fare e keqe nuk shuhet kollaj. Per Berishen jam i lumtur nese shkon ne burg, per ato qe i ka bere Shqiperise, por mbi te gjitha sepse pas kesaj dera e burgut hapet per gjithe te tjeret qe kane vjedhur dhe shkaterruar kete vend, perfshire Meten dhe vete Ramen. Pas kesaj ndoshta ndizet nje drite shprese se ky vend mund te kete te ardhme. Them ndoshta, pasi keshtu si e kane rrjepur e katandisur keta dhe me keto mend qe kane shumica e shqiptareve, shume e veshtire do jete

  5. BERISHA kerkojne ta shkyjne cakakjt qe ne 91 , nje duzine analistash sahanlepirsa qe ne 91 jane vershu Berishes me shpifje e trillime nga gazeta e zeze zp , koha e jone e bijzat e tyre dhe bolino qe nga hamdi jupe , erion brace , frok cupi , mero baze , mustafa nano , sokol balla , prec zogaj ,e kompani tash dhe me ndihmen e sorosianve ne ambasaden Amerikane dhe satelitet e saj po kerkojne te shkatrrojne Opozitarismin dhe Berishen e shohin te si pengese , po kerkojne te perkrahin homot , kuckat e perversat .

    1. Çmenduri të lexosh se çfarë shkruajnë disa ekstremiste të majtë ose më mirë enveristë. Të arrestohen të gjithë demokratët!! Të futen në burg gjithë të pasurit!! Të nxiren jashtë ligjit gjithë partitë!! Vetëm rilindja të jetë!! Pra njësoj si në 45 e tutje ku turmat e etura për gjak opozitari e të pasurish që e kishin vënë me djersë atë ulërinin në çdo shesh e çdo sallë gjyqi në litar në litar. Dhe kështu eleminoheshin njerzit me të kultuar e patriotë. Kështu kërkojnë këta protagonistë të së keqes që përsëri po ribëhet tani në 2023!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *