• |
ide | kryesore

Video/ Napoli me 9 lojtarë rrëzohet në Romë: Politano e Osimhen tradhëtojnë Mazzarrin

Sport, Video
Napoli



Napoli u dorëzua 2-0 në Romë, në ndeshjen e javës së 17 të Serie A, duke u ngritur në 28 pikë dhe duke kaluar në renditje të kaltrit. Në betejën në Olimpico, vërshuan kartonët dhe ai që ndryshoi lojën ishte përjashtimi (për reagim) i Politano në minutën e 66′. Dhjetë minuta në epërsi numerike i mjaftuan Romës për të zhbllokuar ndeshjen me një gol të kapitenit Pellegrini në zonë. Në fund u përjashtua edhe Osimhen, përpara se Lukaku të vuloste rezultatin me golin e dytë në minutën e 96′. Humbja e gjashtë në kampionat dhe Napoli rrezikon tani seriozisht të mbetet jashtë Europës që ka rëndësi.

KARTONA ME SHUMICË

Një betejë pa goditje të ndaluara, e zgjidhur me golat e shënuar nga Pellegrini në minutën e 76′ dhe Lukaku në kohën shtesë. Skuadra e teknikut Mazzarri mbeti me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Politano dhe Osimhen. Verdhekuqtë ngjiten në vendin e 6 me 28 pikë, duke kaluar të kaltrit (të palëvizshëm në 27).

Drithërima e parë erdhi në minutën e 17′ kur Bove goditi traversën nga jashtë zonës. Pak më vonë ishte sërish ai që impenjoi Meret, i jashtëzakonshëm vetëm përballë mesfushorit verdhekuq. Ndeshje nervoze me shumë faulle dhe kartona të verdhë (Paredes, Kristensen, Cristante, Mario Rui), përfshirë ato për Mou dhe Mazzarri. Akrobacia e Osi nuk u korrigjua në rrjetë nga Anguissa, i cili tentoi me thembër pa gjetur topin.

Lexo më tejVideo/ Bisseck-Barella bëjnë të mos ndihet mungesa e Lautaro: rrëzohet Lecce, Inter kthehet +4 nga Juventus

Pika e kthesës ishte në minutën e 67′, kur Zalewski mbajti nga fanella Politano. Napolitani e kishte një të verdhë dhe reagoi duke goditur me këmbë kundërshtarin e për rrjedhojë u përjashtua nga loja. Në minutën e 76′ Roma kaloi përpara. Një rrëmujë në zonë u zgjidh nga Pellegrini, që mposht Meret në kthesë. Pesë minuta nga fundi, edhe Osimhen u ndëshkua me karton të kuq për të verdhën e dytë. Napoli e mbylli me 9 lojtarë dhe vula e fundit e Lukaku fuksoi rezultatin në 2-0 në kohën shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *