• |
ide | kryesore

Berisha dhe mbështetësit e tij zhvendosen te selia e PD-së: Protesta në çdo skaj të vendit

Lajme, Të fundit



Pasi mbylljes së protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë e PD-së. Berisha tha se sot nis një kapitull i ri dhe se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit.

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re, sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Rama kërkon të zhdukë PD, por në do i qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit. Para kryeministrisë, në çdo skaj të vendit, për të mbrojtur liritë tona. Ju jam shumë mirënjohës se keni lënë çdo gjë dhe jeni këtu si luftëtarë lirie. Ju garantoj se shumë shpejt ky fillim do të shndërrohet në një ortek të fuqishëm. Sot ju vrarë frikën e shqiptarëve për të protestuar para atyre organeve që janë shndërruar në vrasës të ligjit. Organe që shndërrohen në hanxhar në duart e diktatorit. Fillimi është jashtëzakonisht premtues. Fillimi ynë është shpresa e shqiptarëve. Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë do të bëjë gjithçka që të ecim drejt fitores”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Vend kari
    Të cakton kryeministri kush eshte opozita
    Ska krahasim jo me usa e europen por as ne erdogan e as ajatollahet sbejne lodra me partitë dhe ligjin
    Vetëm vuçiç putini dhe llukashenko janë të krahasueshem

    Ore ambasade afgane e rruges se Qelbasanit, thotë noi gjë për demonracine në shqipëri apo u ka zon dajrja nga leket dhe sbi?!

    Se na kan care karin mr parulla , liria vota, demokracia drejtesia, gazetaria, ku karin jane apo edhe për këta e ka fajin saliu?

    Jo vetëm popull kurvë por edhe miqtë tanë amerikanë të administrate se Bidesë paskan qenë super kurva

  2. OK, komentuesit te pare.I bashkohem sinqeritetit e objektivitetit. U befte me e mira, vetem keta horra, morra te shporren.

  3. Une nuk po shoh ndonje proteste, as ne Tirane, as ne Elbasan apo Librazhd.. Ne qytete te tjera nuk behet llaf.. V. K. Berisha dhe Rama arriten qe te bejne kete popull indiferent e oportunist.. Lamtumire politike, Berisha, Rama, Ndoka, Topalli, Ruci e mutra te tjera se njelloj jeni. Nuk e rru njeri per asnjerin nga ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *