• |
ide | kryesore

Juventus blindon mbrojtjen: Bremer, rinovon deri në vitin 2028 me pagë ‘kampioni’

Sport
Bremer



Prej disa orësh ishte në ajër, tani është zyrtare: Gleison Bremer ka nënshkruar rinovimin me Juventus deri në vitin 2028. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi përmes rrjeteve sociale. Braziliani, kontrata e të cilit skadonte në vitin 2027, efektivisht e ka zgjatur atë me një sezon dhe do të marrë 5 milionë euro, plus një bonus. Takimi pas fitores ndaj Napolit ishte vendimtar dhe detajet përfundimtare u përcaktuan në vetëm pak ditë.

Në këtë mënyrë, Juventus do të mund të shpërndajë kuotën e amortizimit të ish-qendërmbrojtësit të Torinos, i cili mbërriti te Juventus në verën e vitit 2022 për 41 milionë euro të shpërndara në tre vite financiare (plus 8 bonuse). Bremer u bë shtylla kryesore në mbrojtjen e Max Allegri, e dyta më e mira në kampionat pas Inter. Pas disa vështirësive në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë, ai u kthye lojtari që të gjithë kishin vlerësuar me fanellën e Torinos.

Një cilësi që Juventus e njohu edhe në njoftimin zyrtar të rinovimit: “Gleison Bremer rinovon me Juventus deri në vitin 2028. Ai është bërë një gur themeli, vazhdimisht ndër më të mirët në fushë dhe një siguri absolute, duke fituar dashurinë e tifozëve dhe besimin e të gjithëve. Nënshkrimi për të ardhmen bardhezi është vazhdimësia e atij premtimi të bërë kur mbërriti në atë ditë vere”.

SFIDË INTERIT

Braziliani, në rinovimin me Juventus, ndezi edhe sfidën me Inter: “A është rritur vetëdija për të luajtur për titullin deri në fund? Po, është e vërtetë. Këtë vit ne kemi këtë ndërgjegjësim, por duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kemi fituar asgjë. E dimë se Inter është i fortë, por duhet të qëndrojmë aty të lidhur me ta”.

Lexo më tejBremer, mesazh paralajmërues: “Juventus mes skuadrave më të mira në botë. Më pëlqen Premier”

E përsëri: “Rinovimi është një emocion i madh, shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. Zgjodha Juventus sepse janë një ekip fitues. Kanë fituar nëntë kampionate radhazi – shpjegoi mbrojtësi -. Kur mbërrita këtu kuptova që kjo është një familje. Ky vit është më i mirë se ai i pari që ishte një vit përshtatje dhe shumë gjëra ndodhën. Tani ka ardhur edhe drejtori i ri dhe ka qetësi. Kam mësuar nga gabimet siç është normale por këtë vit jam shumë mirë”.

TË SHTUNËN VJEN LUKAKU

Roma e Lukaku vijnë në Torino të shtunën: “Është një ndeshje e rëndësishme, ata vijnë nga një fitore e rëndë kundër Napolit. Unë kam luajtur tashmë kundër Romelu. Si markohet? Kjo varet nga zonat e fushës. Nëse je afër zonës nuk mund të rrezikosh ta paraprish, sepse çdo gabim ai kthehet dhe shkon drejt portës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *