• |
ide | kryesore

Nga fushat e futbollit te ato të kanabis: jeta e re e Mark Bresciano në Australia

Sport
Bresciano



Mark Bresciano, ish-mesfushori australian me një të kaluar të rëndësishme në Itali, së fundmi ka dhënë një intervistë mbi jetën e tij. Ai zbuloi se pas futbollit i është dedikuar sipërmarrjes dhe është bërë një kultivues i kanabisit mjekësor.

MARK BRESCIANO E KA MBYLLUR ME FUTBOLLIN

Mark Bresciano. Një legjendë e rrugëve, një nga emrat që tifozët e vërtetë të futbollit nuk e harrojnë lehtë. Festimi i tij si statujë, ajo përzierje perfekte e emrit dhe mbiemrit për ta bërë atë ekzotik, por jo tepër, mendja e kthjellët në fushë i bëjnë fansat nostalgjikë për të.

Lexo më tejVIDEO/ Mike Tyson ble 40 ha tokë në Kaliforni për ta mbjellë me hashash

Pas një karriere të gjatë, të kaluar me sukses edhe në Itali, ku Bresciano kishte veshur fanellat e Empolit, Parmës, Palermos dhe Lazios, ish-mesfushori australian tha për Sun se kishte humbur interesin për futbollin: “Kam humbur pasionin për futbollin profesionist. Në ditët e sotme unë jam thjesht një spektator”.

BRESCIANO KULTIVON KANABIS

Aventura e re e Brescianos, siç u zbulua për Sun, është si sipërmarrës dhe jo një gjë e zakonshme. Në fakt, australiani zbuloi se merret me kultivimin e kanabisit: “Për momentin jam duke studiuar me një ortak që po punon për të prodhuar ilaçe me bazë marihuane brenda vitit të ardhshëm. Kompania quhet Greenhope. Kemi identifikuar një vend dhe kemi marrë licencat e nevojshme”.

Prandaj, mesfushori-statujë i është dedikuar mjekësisë alternative, duke përfituar nga rasti për të qenë në gjendje të kultivonte marihuanë legalisht në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *