• |
ide | kryesore

Tre klube me merkato të bllokuar: Tirana, Skënderbeu e Erzeni duhet të paguajnë, të tjerët ‘spastrojnë’ radhët

Sport
Tirana



Të gjithë në sprint, erdhi janari. Në Superiore madje nuk presin as hapjen zyrtare të dritares dimërore të merkatos, sepse kanë nisur planet, si gjithnjë afat-shkurtër për të ndryshuar skuadrat, në tentativë për të ndryshuar fatet e sezonit. E me ndonjë përjashtim të vogël, kanë nisur spastrimet e gabimeve të bëra në verë, apo shitjet që kanë si qëllim vetëm arkëtim, pa benefite në aspektin teknik, si në rastin e Florent Hasanit te Tirana.

TË BLLOKUARIT

Tirana bashkë me Erzenin e Skënderbeun kanë edhe një merkato për të zhbllokuar. Por si ndodh rëndom në këto raste, lëvizja bëhet dhe lojtarët e piketuar mbërrijnë. Shijakasit presin të zyrtarizojnë sulmuesin Paul Seun Komolafe, që ka javë që stërvitet me ekipin, ndërsa lëvizjet e tjera të kërkuara nga Deliallisi duhet të presin. Në situatë të njëjtë është edhe Skënderbeu, që përpara se të nisë hyrje-daljet duhet të zgjidhë çështjen Bregu dhe 36 mijë eurot që janë në lojë. Sidoqoftë, korçarët kanë mbajtur pezull të gjithë ofertat e ardhura për Nikajn, Liçon e Rashicën.

Lexo më tej: Në Berat u sulmua arbitri, Tirana-Vllaznia përfundoi me rrahje: Disiplina përjashtime e pezullime pafund

SPASTRIMET

Partizani pastaj me ndryshimin e drejtimit teknik ka larguar të padëshirueshmit, që janë tre por mund të bëhen katër. Bilalit, Grezdës e Da Silvës mund ti bashkohet edhe Kocijan, ndërsa janari do të thotë fjalën në zërin e hyrjeve. Tre lojtarë ka larguar edhe Teuta: sulmuesit Mario Gjata e Aldi Gjumsi e mbrojtësin Ardit Iljazi. Po tre kanë lënë edhe Shkodërn, me Vllazninë që prishi kontratat me Dodev, Çeshmedjiev dhe Dragoshin. Dinamo, pas kërkesave specifike të Mehmetit, i ka lejuar daljen pas Ali Samake, edhe Amarildo Gjonit. Kukësi duhet të zëvendësojë De la Torren dhe Rashitin, ky i fundit i paprenueshëm për Nicën. Ndërsa Egnatia kryesuese u mbulua me Montenegron për shitjen e Isgandarli, por duhet të bëjë llogaritë edhe me daljen e mundshme të Paulauskas, që ka të interesuar të shumtë. Lëvizje të shumta e jemi ende në dhjetor…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *