• |
ide | kryesore

United në krizë, Dwight Yorke është pa shpresë: “Tashmë nuk i shoh më fare ndeshjet”

Sport
Yorke



Legjenda e Manchester United, Dwight Yorke, ka analizuar sezonin nën ton të Bruno Fernandes dhe të tjerëve. Ish-sulmuesi ka rrëfyer tashmë nuk i shikon më ndeshjet, por vetëm… momentet më të mira. “Prisnim shumë nga Erik Ten Hag – deklaroi për Daily Mail 52-vjeçari -. Ai filloi shumë mirë, arriti në dy finale, fitoi një dhe e ktheu skuadrën në Champions League. Filluam të mendonim: ‘Kemi dikë që do ta çojë klubin përpara’. Në fakt, shkoi në drejtim të kundërt”.

Më pas, Yorke vazhdoi: “Shpenzoi para dhe solli lojtarët e tij, por mospërputhja, eliminimi nga Europa? Duhet të jetë shkatërruese. Nëse shikon… një grup me Galatasaray dhe Kopenhagen…! Ata janë kundërshtarë që Man United duhet t’i kalojë pa probleme”.

Lexo më tejVideo/ Përmbysje e çmendur e United në pjesën e dytë: Garnacho e Hojlund, rrëzohet 3-2 Aston Villa

Yorke, me origjinë nga Trinidad dhe Tobago, gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të jesh një tifoz i Red Devils kohët e fundit. “Në një klub si Manchester United, vëmendja është e padurueshme. E ata duhet ta kapërcejnë këtë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të shihja ndeshjet ishte e dhimbshme. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë. Nuk do të gënjej, ndalova së ndjekuri ndeshjet. Për një kohë refuzova ta bëja këtë dhe u përpoqa të shikoja vetëm momentet më të mira, në vend që të rrija ulur për 90 minuta. Gjëja më e keqe është se City po shkatërron gjithçka,” gjëmoi ai, duke u ankuar për epërsinë e rivalëve të tyre të qytetit, në kohët e fundit.

Manchester United, tashmë i eliminuar nga garat evropiane këtë sezon, gjendet në vendin e shtatë në Premier League. Pas 19 javësh, United ka 31 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *