• |
ide | kryesore

Berisha: Edhe në kohë luftrash në prag festash ka armëpushim

Lajme, Të fundit
Topalli



Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e GJKKO-së për të miratuar masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Topalli e ka krahasuar këtë që ndodhi sot me ekzekutimin e grupit të deputetëve prej Enver Hoxhës në vitin 46′.

Sipas saj gjykatësit tashmë janë shndërruar në noter të hetuesve politikë. Nga ana tjetër ajo e cilëson të gjithë procesin që po ndodh ndaj Berishës si një inkuizicion. Në këto kushte rrugëdalja e vetme për të është reagimi i qytetarëve.

Reagimi i Jozefina Topallit:

Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre!
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral ) eshte ekzekutimi me brutal i opozites , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46);
Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtes .
Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtesise per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithe ketij procesi te turpshem , te paster politik.
Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik!
Vendimi i sotem per nje dosje, qe nuk ka ceshtje, nuk ka prova, nuk ka fakte , qe eshte ngritur mbi shkelje te renda kushtetuese e ligjore, qe eshte iniciuar nga qeveria, e mbi te gjitha per fajin se ish Kryeministri ka votu per nje ligj, qe ishte ne programin e tij elektoral eshte nje kuje per shtetin!
Vendimi i sotem larteson edhe me shume kryetarin e opozites z. Sali Berisha i cili si askush tjeter ka mbrojtur pluralizmin e Kushtetuten sic i takon liderit ,qe themeloi bashke me bashkepunetoret e tij te kohes,partine e pare opozitare kunder nje prej dijtaturave me brutale qe ka njoh historia jone.
Sali Berisha eshte politikani me i votuar ne 3 dekada!
Vendimi i sotem politik per arrestimin e ish Presidentit, ish Kryeministrit, Kryetarit te opozites vetem ka ngjitur ne piedestal Sali Berishen duke e kthyer ne nje titan; …por na zvoglon te gjithe ne te tjereve, na zvogelon e na turperon si shoqeri.
Inkuizicioni kunder tij eshte i pabesueshem.
Me vendim gjykate nuk e njohen si Kryetar i Partise Demokratike edhe pse ishte votuar nga nje stermaxhorance e demokrateve. Kjo nuk ndodh as ne regjimet autoritare.
Me vendim te turpshem e politik te gjykates i vodhen emrin e vulen e Partise Demojratike.
Me vendim politik i hoqen emrin nga fleta e votimit, i hoqen te drejten e perfaqesuesve te tij ne komisione, i hoqen te drejten e financimit te partise, i hoqen emrin si drejtues i koalicionit.
Me vendim politik i futen ne burg familjaret e tij.
Nderkohe ,qe cdo dite lexojme per korrupsion te pabesueshem te ministrave dhe ish ministrave te rilindjes .. e megjithate ata jane te lire.
E pastaj kur mendon qe ky korrupsioni i pa ndalshemi i Beqajt psh, eshte shume pak ne krahasim me skemen e vjedhjes se shekullit te inceneratoreve… nuk te mbetet tjeter vec te mendosh edhe nje here se ky vend do vazhdoje te braktiset nga njerezit, qe vazhdojne te ikin neper bote nga padrejtesia qe perjetojne.
Por, vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites , shoqeruar me detyrimin per te mos komunikuar me askend eshte surreal.
Ky vendim ia kalon edhe vendeve si Myanmar ( ne azine e larget), ku kane arrestuar kryetaren e opozites, por nuk kane shkuar deri aty sa t’i ndalonin komunikimin.
Kjo eshte shprehja me elokuente e faktit se vendimi i sotem i gjykateses eshte jo vetem politik dhe i urdheruar, por qe demostron urrejtjen dhe friken qe kane nga Kryetari i Partise Demojratike z. Sali Berisha.
Frike nga te vertetat qe thote; frike nga denoncimi i aferave e skandaleve qeveritare; frike nga nominimi i krimineleve qe bashkepunojne me pushtetin; frike nga fakti se i vetem ka mbledhur mbi gjysem milion vota pa emrin e tij ne flete votimi, pa emrin e partise perballe gjithe makinerise se parave e bandave kriminale.
Sot Shqiperia eshte me e vogel.
Urdheruesit dhe zbatuesit nuk arriten as te fshehin urrejtjen e hakmarrjen e tyre, aq sa vendimin e tyre e dhane ne prag te vitit te ri, ashtu sic firmosen shkresen e pare kunder Z.sali Berisha , ne diten e datelindjes se tij.
Edhe ne kohe luftrash ne prag festash ka armepushim.
Ne keta kushte vetem reagimi i qytetareve eshte rrugedalja.
Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre!



11 Comments

  1. Budallenjtë janë më të këqinj se të ligjtë!
    Budallallëku është një problem krejt tjetër. Ne nuk mund ta luftojmë kaq kollaj, për dy arsye. Së pari, ne jemi kolektivisht shumë më tolerantë ndaj tij. Ndryshe nga e keqja, budallallëku nuk është një ves që shumica prej nesh e marrin seriozisht. Ne nuk i qortojmë të tjerët se janë injorantë. Ne nuk u bërtasim njerëzve që nuk i dinë gjërat.

    Së dyti, budallai është një kundërshtar i pakapshëm. Ai nuk mposhtet nga debati dhe nuk është i hapur ndaj arsyetimit dhe argumentit. Për më tepër, kur budallai është me shpinë pas murit – kur përballet me fakte që nuk mund të përgënjeshtrohen – ai shpërthen dhe sulmon. Ja si e shpreh Bonhoeffer:

    “As protestat dhe as përdorimi i forcës nuk mund të arrijnë ndonjë gjë; arsyeja bie në veshë të shurdhër; faktet që bien ndesh me paragjykimin e tij thjesht nuk besohen – në momente të tilla, budallai bëhet madje edhe kritik – dhe kur faktet janë të parefuzueshme, ata thjesht hidhen poshtë si të parëndësishme, si aksidentale. Në gjithë këtë situatë budallai, ndryshe nga i ligu, është tërësisht i vetëkënaqur dhe duke qenë se mund të irritohet kollaj, bëhet i rrezikshëm duke u hedhur në sulm”.

    Budallallëku i madh vjen me pushtetin e madh

    Budallallëku, ashtu si e keqja, nuk është kërcënim për sa kohë që nuk ka pushtet. Ne qeshim me gjërat kur ato janë të padëmshme – siç është injoranca e vëllait tim për drerët. Kjo nuk do të më shkaktojë ndonjë dhimbje. Prandaj është për të qeshur.

    Por problemi me budallallëkun, është se ai shpesh ecën dorë për dore me pushtetin. Bonhoeffer shkruan: “Kur e shikon me kujdes, bëhet e qartë se çdo ngritje e fortë në pushtet në sferën publike, qoftë e natyrës politike apo fetare, infekton një pjesë të madhe të njerëzimit me budallallëk.”

    Kjo ndodh në dy drejtime. I pari është është që budallallëku nuk të pengon të mbash poste apo autoritet. Historia dhe politika janë të mbushura me shembuj budallenjsh që janë ngritur në majë (ku të mençurit përjashtohen ose vriten). Së dyti, natyra e pushtetit kërkon që njerëzit të heqin dorë nga disa aftësi të nevojshme për të menduarit në mënyrë inteligjente – si pavarësia, mendimi kritik dhe reflektimi.

    Argumenti i Bonhoeffer është se sa më shumë dikush bëhet pjesë e establishment-it, aq më pak individ është ai. Një person karizmatik, emocionues, plot inteligjencë dhe me prirje për politika të arsyeshme, bëhet imbecil në momentin që merr detyrën. Është sikur ta kenë shtënë në dorë “parullat, fjalët kyçe e të tjera si këto… Ai është si nën një efekt magjie, i verbuar, i keqpërdorur dhe i keqtrajtuar në vetë qenien e tij.”

    Pushteti i kthen njerëzit në automatë. Njerëz që dikur ishin inteligjentë dhe me mendim kritik, tani kanë një skenar për të lexuar. Ata do të vënë në punë buzëqeshjen në vend të trurit. Kur njerëzit bashkohen me një parti politike, duket sikur shumica zgjedhin të ndjekin shembullin, në vend që t’i mendojnë gjërat mirë. Pushteti e largon inteligjencën nga një person, duke e lënë si një manekin të animuar.

  2. Tranzicioni mori fund sot me ndalimin e Berishës dhe mbylljen në shtëpi të tij. Njeriu me të cilin është i lidhur ndryshimi i vitit 1991, 1992; ngjarjet e 1996, 1997 dhe 1998 që e futën Shqipërinë në listën e zezë të vendeve të pasigurta dhe mblidhnin Këshillin e Sigurimit të OKB nëpër natë duke e kthyer vendin në vitin 1912; që u rikthye në vitin 2005 për të hedhur në erë në 2009-ën dhe vrarë në 2011-ën, tashmë i përket historisë.Behu burre salih serbi

    1. Tranzicioni mori fund thua ti i ores 17:05. Good news! Sidomos per ne te varferit ( vegjeline,sic e quante shoku Enver ne fillim,se pastaj u beme kllase puntore ) me rroga $360/ muaji,ne pensionistet me 150$/ muaji ( nuk Po i llogarit ata pensionistet e fshatit se ata tek $100 jane), ata me ndihme sociale aq sa jepej per nje qen ne bashkine e Kukesit ( kujtoni hameshorin e bashkise ne vidion erotike) do kemi ngritje te madhe te ardhurash nga qeveria e Rames tani qe u hoq pengesa Berishe.Ai nuk e lejonte qeverine te vepronte ne te miren tone. Korupsion nuk do kete me tani qe Berisha eshte ne burg.Duket se edhe Shpiragu do shpertheje tani pas vitit te ri.Lum kush jeton ne Shqiperine tone.Edhe emigrantet kudo ne bote po pergatitin kthimin.Bravo rilindja!

      1. Gjendja eshte e rende per te gjithe por sikur dikush te kujtohej e te derdhte kontribute e tatime, pensionet do ishin me te larta. Fshataret prej dhjetra vitesh nuk hedhin kontribute por marrin pensione qe paguhen nga kontributet tona ne sigurime shoqerore, nderkohe ne rrijme ne nje apartament te vjeter dhe keta kane zene toka, e kane shtepi prej disa qindra metrash..tani duan edhe pensionin e larte..VK

  3. Tek vendi duhet të shkojnë dhe Meta e Rama. Janë hajdut dhe vetëm hajdut. Të behen bashkë se janë njësoj. Lajm shumë i mirë për qytetaret arrestimi i Berishës. I hap rrugē arrestimit të Metës dhe Ramës .

  4. Jam nga shkodra dhe jetoj ne itali me kujtohet kur do te merrsha nje dokument ne milano dhe zagaret e djalit te xhaxhait te Jozit u silleshin si padron edhe kur i thash qe jam nga shkodra prandaj Jozi ka pasur rreth vetes njerez qe nuk dinin te shkruanin emrin e tyre beri leke per vete e nuk ka ndihmuar kurre te persekutuarit e shkodres i donte vetem per vota dhe pas kraheve thonte jane katundar e jane me shkolle e na marrin postet prandaj larg tyre thoshte dhe ne fund mori te gjitha pronat e veta ose leket per ta, sistemoj tan farefisin, e atyre qe i jepshin votat ju futi gishtin tani mbron salen edhe mbasi ky e hodhi ne kosh per lulin e kujton mire kjo prandaj ik pjerdhu po ta tham shkodrance mshehu ma mire mos del ma se nuk ta vare kush une i djatht jam por ty voten sta jap kurre ma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *