• |
ide | kryesore

Video/ Klopp i shpëton tërbimit të gruas, pas 4-2 ndaj Newcastle humbi unazën: epik momenti kur e gjeti

Sport, Video
Klopp



Martesa në rrezik për Jurgen Klopp? Nëse ajo me Liverpool është më solide se kurrë pas 4-2 kundër Newcastle që konsolidoi vendin e parë në Premier League, ajo me gruan e tij Uhla u lëkund për disa sekonda. Në festimet e shfrenuara me tifozët e tij në fund të ndeshjes, Klopp humbi unazën e martesës në fushën e Anfield. Për disa momente gjermanin e kapi paniku, sigurisht në shtëpi Uhla do t’i bënte namin. Fatmirësisht për Klopp, gjithçka u zgjidh, sepse unaza u gjet. E për të shprehur lumturinë e tij, tekniku i Reds e puthi para kamerës duke e bërë gjestin e tij të bënte xhiron e botës.

Liverpool me fitoren 4-2 kundër Newcastle mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme javën e 20 të Premier League. Magpies u dënuan kështu me humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Dygolësh i Salah dhe golat e Jones dhe Gakpo i dhanë suksesin Jurgen Klopp, që u ngjit tashmë në 45 pikë. Klopp tani është +3 ndaj Aston Villa (42) dhe +5 ndaj Man City dhe Arsenal (40). Ndalet në 29 pikë Newcastle, që rrëshqet në vendin e nëntë, pas humbjes së tyre të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit (e treta radhazi).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *