• |
ide | kryesore

Rikthehen Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Paparazzi, Slider



Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë nxitur së fundmi aludimet se janë rikthyer sërish bashkë pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre.

Burime pranë TMZ treguan se modelja  dhe reperi nga Puerto Rico iu bashkuan miqve të tyre në Barbados. Madje, në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).

Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes pas më pak senjë viti që dilnin bashkë. Një burim i tha ET, “Kendall dhe Bad Bunny e dini  se nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi. Ata kanë orare të ngjeshura dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht përpara se të bëjnë një hap më tutje.”

Burimi shtin se “nuk ka ndonjë negativitet mes tyre dhe ata ende duan më të mirën për njëri-tjetrin”. “Familja e Kendall ende mendon shumë për të”. “Ata thjesht duan që ajo të jetë me këdo që e bën të lumtur, që e trajton me dashuri dhe respekt dhe me dikë që e kupton dhe mund të përballojë vëmendjen që vjen së bashku me të.”

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt. Që atëherë  janë parë së bashku shumë herë, duke përfshirë pjesëmarrjen në një festë pasMet Gala, në lojërat e NBA-së dhe  në një koncert të fundit të Drake./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *