• |
ide | kryesore

Kendall Jenner dhe Bad Bunny i japin fund lidhjes

Paparazzi, Slider



Bad Bunny dhe Kendall Jenner thuhet se i kanë fund pas një viti lidhje.

Një burim i tha ET, “Kendall dhe Bad Bunny e dini  se nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi,” vazhdon burimi. “Ata kanë orare të ngjeshurdhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht përpara se të bëjnë një hap më tutje.”

Burimi shton se “nuk ka ndonjë negativitet mes tyre dhe ata ende duan më të mirën për njëri-tjetrin”. “Familja e Kendall ende mendon shumë për të”. “Ata thjesht duan që ajo të jetë me këdo që e bën të lumtur, që e trajton me dashuri dhe respekt dhe me dikë që e kupton dhe mund të përballojë vëmendjen që vjen së bashku me të.”

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt. Që atëherë ata janë parë së bashku shumë herë, duke përfshirë pjesëmarrjen në një festë pasMet Gala, në lojërat e NBA-së dhe  në një koncert të fundit të Drake.

Ata  u panë publikisht së bashku për herë të fundit në tetor, në një festë pas Saturday Night Live, ku Bad Bunny-t, ishte pritës dhe i ftuar muzikor./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *