• |
ide | kryesore

Christina Aguilera anullon shfaqjet e saj në Las Vegas

Paparazzi, Slider



Christina Aguilera u detyrua të shtyjë dy nga shfaqjet e saj në Las Vegas.

Fituesja e Grammy-t, 43 vjeçe, zbuloi përmes Story-t të saj në Instagram të mërkurën se ajo u sëmur menjëherë pas hapjes së fundjavës në lokalin Voltaire Belle de Nuit brenda Resortit Venecian të Sin City.

“Pasi ju mirëpritëm të gjithëve në vitin e ri nga skena në Las Vegas, jam mirëpritur me një grip të vitit të ri!!!” Aguilera u shkroi ndjekësve të saj, duke shtuar se i vjen keq që duhet të ricaktojë datat e fundjavës së ardhshme në mënyrë që të mund të “pushojë”.

“Mezi pres që të rikthehem në atë skenë pas disa javësh,” shtoi ajo, duke vazhduar të shprehej se sa “ krenare” është për shfaqjen dhe “mirënjohëse” për “të gjithë mbështetjen dhe dashurinë” që mori pas performancës  më 30 dhe 31 dhjetor.

Në natën e hapjes, këngëtarja e “Genie in a Bottle” reflektoi për vitin 2023 duke festuar “fillimin e një kapitulli të ri”.

“Nuk mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për t’i dhënë lamtumirën këtij viti të jashtëzakonshëm sesa ta kaloja këtë natë në LAS VEGAS me të gjithë ju, e rrethuar nga energjia dhe entuziazmi juaj,” tha Christina. “Gëzuar momentet magjike që do të krijojmë, muzikën që do të na mbushë zemrat dhe mundësitë e pafundme që na presin.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *