• |
ide | kryesore

E bullizonin në TikTok, 41-vjeçarja në Durrës i jep fund jetës me fotoksinë

Lajme, Të fundit
Durrësit, Durrës



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se shkak për këtë veprim, nëna e 3 fëmijëve Bedrie Loka, e ka bërë pasi bullizohej në rrjetin social TikTok.

Dyshohet se kolegët e punës, ku 41-vjeçarja punonte në një fasoneri, i kanë hapur llogari denigruese në TikTok. Por kjo ngjarje e rëndë është e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj.

Kjo pasi Loka një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e llogarisë në këtë rrjet social. Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshte dhe mos të merrte asnjë veprim për dënoncimin e 41-vjeçares. Por tashmë edhe pse shumë vonë, olicia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën false.



4 Comments

    1. Ngjarje e rende. Uprefsh ne paqe !Nese ka drejtesi keta duhet kalben burg kur njeriu perpiqet siguron buken jetesen e tij e familjes dhe ti i merr jeten nuk ka gje me te rende shkofshi ne ferr plera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *