• |
ide | kryesore

Në arrest shtëpie prej 8 ditësh, mbështetësit mblidhen sërish poshtë banesës së Berishës

Lajme, Të fundit
poshtë shtepise se Berishes, proteste



Për të gjashtën ditë radhazi dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të shprehur mbështetjen e tyre. Protestuesit kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Kryedemokrati, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

Fjala e Berishës:

Demokrate dhe demokratë anekënd Tiranës dhe vendit me rrezen e dritës dhe besimit për një ndryshim të madh, shpërndani nga kjo rrugë erën e ndryshimit, aq të shumëpritur nga shqiptarët.

Gjatë këtyre ditëve kam marrë me qindra e mijëra mesazhe. Në fakt, e veçanta e tyre është se të shumta vijnë nga të rinjtë.

Një vajzë e re më shkruan: “Me 14 maj, punova për Erion Veliajn, kurse i dashuri im punonte në një mobilieri të madh. Nuk pranoi të tregojë se për kë do votojë. Nuk pranoi as të japë kartën e identitetit. Në korrik, ai u pushua nga puna. Padroni i tha se këtu në sipërmarrje ka vend vetëm për socialistë. Në shtator, partneri im mori rrugë dhe emigroi për në Gjermani. Dhe tre javë më parë thotë se duhet të shkoj dhe unë t’i bashkohem atij. Prindërit e mi janë dakord, më thonë shko bija ime, por sytë e tyre thonë të kundërtën e asaj që thotë goja.

Babai im është i sëmurë, vuan nga mushkëritë. Më duket se do jetë lamtumira e fundit nëse unë do iki ndaj dhe nuk vendos dot ta lë atë në lamtumirën time të fundit. Këto ditë erdha te rruga e pallatit tuaj. Nuk kam marrë pjesë në protestë, por jam ulur me të rinjtë në kafene. Në fakt kur keni folur, kam konstatuar që ata të rinj dhe unë jemi përpjekur të dëgjojmë. Ju flisni për shpresën, për ndryshimin. Çdo i ri sot pret ndryshimin. Por ndjehem e turpëruar se shpresa duhet të jem unë vetë, por sot shpresa e vetme sot jeni ju në atë rrugë që po sillni erën e ndryshimit”.

Ky ishte mesazhi i një vajze, i një të reje. E vërteta është se ne këtu kemi denoncuar me forcë agresionin e Edi Ramës ndaj opozitës, kemi denoncuar vulën me gjykatës amoralë. Kemi denoncuar mosregjistrimin e emrit të Sali Berishës dhe PD në fletën e votimit.

Kemi denoncuar dhunën masive në zgjedhje dhe blerjen e votave. Kemi denoncuar agresionin e tij ndaj opozitës dhe arrestimin e liderit të opozitës. Vendimin e tij me gjykatës dhe prokurorë mercenarë, për t’i mbyllur gojën, i tmerruar nga fjala e lirë.

Kemi denoncuar aktet primitive, hakmarrëse ndaj gazetarëve dhe dhunën ndaj tyre.

Por pak kemi folur, pak kemi denoncuar për agresionin më të madh që po bën në Shqipëri dhe ky agresion është agresioni i narkoregjimit, i banditëve, i kriminelëve të pushtetit ndaj të rinjve shqiptarë.

Sot Edi Rama flet nga mëngjesi deri në darkë, por nuk flet dot një herë të vetme për të rinjtë.

Sot Erion Veliaj i mbledh ata vetëm kur do të vjedhë me koncerte, përndryshe u vë epitete fyese dhe poshtëruese.



10 Comments

  1. Kur arrestoheshin nga Partia Socialiste këta dilnin dhe thoshin drejtësia po funksionon, ndërsa kur arrestohen djathtas thonë që drejtësia drejtohet nga Edi Rama. Unë them se Rama ka hallin e tij dhe jo të Berishës dhe s’ ka se çfarë t’i bëjë SPAK. Saliu duhet të jap llogari, ka ikur koha kur vendimet merreshin në shtëpinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës.Nuk i cuat nje cope bakllava o shpellkare te malokut serb salih

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Vdekshi ti dhe ai i 18:32 debila muti, vjedhja është bërë mullar jemi më keq ekonomikisht se në 90, e këta debilat duan arestime djathtas kur ka 10 vjet që paret i vjedh edvini me langot e tij, dhe ju idiotëve që kënaqi me shumë pak, me bar të thatë u lëshon ndonjë fije bari të njomë

    1. PA U KAPUR EDKARI DHE LALKARI
      DHE PA IKUR KARI STRATEGJIK QE NA KA BERE KOLONI
      NUK KA SHQIPERI V

      KA VETEM KOLONI CIFUTESH

  2. O Sala te lutem hidhu njeherenga drigtaria edhe te shikojme si do te presin poshte, edhe te ddhikosh cfare dashurie kane per ty
    *LIRI* se mos e shtyn Salen ti se smere gje nga pasuaria qe ka vjedhur

  3. O Agron hajduti, apo drogmeni A ke shitur ndo nje racion, se padrino te kerko hesapin, e posia dhe, ne bythe e ke dhe ti, se ne ate stan qelbesirash na leh per sherbime qe i ben bandes mafioze qeveritarete sektit me gen kodoshian.Mos u mer me demokratet se si do, si do jane shume here me perpara me ndergjegjen kombtare ne te gjithe fushat, e nuk jane si ju me shtepi publike partiake, kurva e kodoshe me kile .

  4. Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.Salihu do hidhet naten dhe shpellkaret do e marrin ne krahe dhe do sulmojne kryeministrine.

  5. Qenka duke fjetur ky patronazhisti.Idiot, mos shih enderra, por shih rrealitetin.Po pate ngelur keq per bar, kalo andej nga komiteti partise, se jua shperda partia falas.Merre vehten, kerko pagesen per komentin idiot, e fli me mamane, motren, se se keni per gje.Naten, e dalci lugeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *