• |
ide | kryesore

Brazili zgjodhi trajner, Mourinhos i mbeti vetëm Roma: Friedkin japin aprovimin për rinovimin

Sport
Mourinhos



Qëndrimi i mëtejshëm i Jose Mourinhos në Romë është më afër. Special One, i cili ka dhënë vullnetin e plotë për të vazhduar me verdhekuqtë edhe përballë një projekti me kosto të ulët dhe me lojtarë të rinj premtues, duket se i ka bindur edhe Friedkins. Pronarët e klubit deri pak javë më parë ishin të ftohtë në zgjatjen e kontratës së portugezit. Vendimi i amerikanëve duhet të ‘zyrtarizohet’ brenda pak ditësh, në çdo rast jo më vonë se fundi i janarit. Ndoshta në ndihmë të Mourinhos ka ardhur edhe lamtumira e drejtorit sportiv Tiago Pinto, që do largohet nga Roma në fund të afatit kalimtar dimëror.

Dashuria e tifozëve për Mourinhon dhe aftësia e ish-teknikut të Inter dhe Real Madrid për të udhëhequr Romën në dy finale radhazi në Europë, mund të kenë ndikuar te Friedkins. Kjo, në fakt, konfirmohet nga Calciomercato.com. Sipas tyre, në tavolinën e trajnerit 60-vjeçar, duhet të përfundojë një kontratë vjetore me opsionin për një sezon të dytë bazuar në renditjen në katër vendet e para të kampionatit.

Lexo më tejReagim dramatik e karton i kuq nga Aureliano: Mourinho në fillim nuk e kuptoi, pastaj nisi fyerjet

Javët e fundit, Josè nuk e kishte fshehur se kishte marrë një propozim nga Brazili, që më pas zgjodhi Dorival Junior. Pastaj është edhe interesimi i shumtë nga klube të fuqishme në Arabinë Saudite. Natyrisht Special One duhet të bëjë llogaritë me një drejtor të ri sportiv (do të shpallet së shpejti), dhe me kufizimet e zakonshme të vendosura nga Fair Play Financiar në merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *