• |
ide | kryesore

Reagim dramatik e karton i kuq nga Aureliano: Mourinho në fillim nuk e kuptoi, pastaj nisi fyerjet

Sport, Video
Aureliano



Josè Mourinho e hap vitin 2024 me një përjashtim. Trajneri i Romës në fakt u përjashtua nga fusha në kohën shtesë të ndeshjes kundër Atalantës. Një karton i kuq i shkaktuar nga një reagim dramatik ndaj vendimit të arbitrit Aureliano për të mos sanksionuar një tërheqje të Hien ndaj Lukakut. Sipas portugezit, ndërhyrja ishte një faull i vërtetë. Special One për këtë protestoi ashpër.

Megjithatë, në fillim nuk e kuptoi që ishte përjashtuar dhe ishte vetë arbitri, i cili ndërkohë ishte kthyer drejt qendrës së fushës, ai që bëri gjestin që ai të kthehej në dhomat e zhveshjes. Në këtë pikë, Mourinho nisi fyerjet ndaj arbitrit Aureliano, të kuptuara qartë nga leximi i buzëve.

Fyerje që mund t’i kushtojë shtrenjtë Jose Mourinhos, i cili ndërkohë sigurisht që nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e radhës të Romës kundër Milanit në San Siro. Pas ndeshjes, portugezi nuk u paraqit para gazetarëve të pranishëm në stadium, duke qëndruar në heshtje. Si ai, e gjithë Roma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *