• |
ide | kryesore

Vrau vëllanë e gruas se i përdhunoi vajzën, shqiptari: Bëra atë që duhej, jam baba!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij, pasi ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar për disa vite vajzën e tij. Mediat greke kanë zbuluar dëshminë para grupit hetimor të Fatmir Tarellarit, i cili nuk është penduar për aktin që bëri, ku me armë gjahu vrau Erjon Pelivanin, vëllain e gruas së tij të dytë.

“Më ‘helmoi’ fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”, pohoi pas krimit shqiptari, i cili theksoi se kishte nisur te hetonte kur kuptoi se me vajzën e tij diçka nuk shkonte pasi ajo shpesh herë i kërkonte para. Në të njëjtën kohë, ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë së banesës ë vajzës, e cila ishte studente. Më pas 18-vjeçarja kishte vendosur që të hapej me babain e saj, ndërsa i tregoi atij dramën që kishte kaluar përgjatë këtyre viteve, duke akuzuar vëllain e njerkës së saj.

“Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton ajo më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë po ia dërgoja rregullisht pagesën. Kur fola me vajzën, ajo filloi që të qante dhe më tregoi gjithçka. Ajo më tregoi se 33-vjeçari e përdhunonte dhe e shantazhonte duke i marrë paratë.”, mësohet të jetë shprehur shqiptari para grupit hetimor.

Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar thjeshtrën e së motrës.

Sipas magnesianews.gr, autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa me gruan e dytë, motrën e viktimës, ai ka një fëmijë.



9 Comments

    1. O i pa emër qyqar 15:12!! A e kupton veten se këtu nuk bëhet fjalë për larje hesapesh për drogë!!! Çdo të bënte sipas teje ai baba i ngratë?? Ti thoshte faleminderit!!! Bëri që çdo kush jo vetëm shqiptar do t’a bënte. A kupton tmerrin e kësaj ngjarjeje apo jo!!!
      Të ishe ti në vënd të atij si do veproje??

  1. Cdo prind e ka te drejte dhe detyrim apsolut te mbroje femijen e vet edhe

    me jeten e vet po qe nevoja, nuk ka pse te prese gjykata e stergjykata, sepse neqoftese

    femijen nuk e mbron prindi, kush do ta mbroje. Askush nu mund te abuzoje me nje femije

    nese e di qe e paguan me koke dhe kete pagese vetem prindi mund tia keroje abuzuesit.

    Por edhe ligjet duhet te jene drastike kur behet fjale per abuzuesit e femijeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *