• |
ide | kryesore

Mourinho: “20 vjet më parë lojtarët nuk hidheshin si sot. Me Orsaton fiton kush shënon i pari”

Sport
Mourinho



Roma u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes në derbin kundër Lacios: Humbja dhemb gjithmonë, derbi edhe më shumë. Jemi gjithmonë në vështirësi dhe luftojmë kundër problemeve tona – komentoi Mourinho -. Por në javët e fundit kishim bërë mire e sonte humbëm për shkak të një ‘penalltie me Var’ që nuk e dha arbitri tre metra larg, por me video. Njëzet vjet më parë lojtarët nuk do të hidheshin si sot. Sot Roma më dukej se ishte skuadra me më shumë personalitet dhe më mirë e vendosur në fushë. Pësuam një gol qesharak për mënyrën si erdhi. Nuk mund ta lejojmë atë aksion nga rivënia jonë. Në këto ndeshje kush shënon i pari ka avantazhin dhe kush luan në shtëpi i fsheh topat, pastaj me Orsaton shkon gjithmonë kështu: skuadra që shënon e para pastaj fiton sepse ai pastaj nuk të lë të luash më”.

Mourinho humbi argjentinasin Dybala në pjesën e parë: “Dybala kishte problemin e zakonshëm muskulor në këmbë. Ai luajti dy ditë më parë dhe nuk pati kohë për t’u rikuperuar. Megjithatë në këtë ndeshje kisha nevojë për të dhe ai gjithashtu donte të ishte në fushë. Por ndryshe nga Mancini që luan me dhimbje, për Paulo vështirësia muskulare është e ndryshme. Në nivel individual jam pak i zhgënjyer me disa sepse mund të ishte bërë më shumë. Ne punojmë shumë me krahët për të arritur të krosi. Shkojmë në fund dhe më pas nuk krosojmë pas gjithë vështirësive për të arritur aty. Megjithatë nga pikëpamja kolektive djemtë japin gjithcka kanë. Dalja nga Kupa e Italisë është për të ardhur keq, më vjen keq për tifozët por le të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjen në Milano dhe më në fund të pushojmë dhe të rikuperojmë”.

Lexo më tej: Video/ ‘Luftë’ në derbi e Lazio në ekstazë: sherr në fund e tre të kuq, Sarri në gjysëmfinale të Kupës së Italisë

EPISODI I PENALLTISË

Episodi i penalltisë së akorduar me VAR është i destinuar të shkaktojë diskutim: “Faulli në zonë duhet të jetë dënimi maksimal, diçka e një agresiviteti të rëndësishëm. Orsato zakonisht e lë të luajë këtë lloj rasti kur është në mesfushë dhe në fushë nuk e dha penallti. Më pas është ulur dikush para monitorit që e thërret dhe në video ka kontakt minimal. Kështu që përfundoi aty pas shfaqjes së bërë nga futbollisti, që gjithnjë përshtaten me këto situata”.

Penallti për shkak të faullit të Huijsen ndaj Castellanos: “Dean është akoma fëmijë, shumë i fortë dhe që i meriton këto faza. Por ai është ende një lojtar me pak minuta në Serie A në karrierën e tij”, e mbylli Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *