• |
ide | kryesore

I u gjetën droga të forta, municion luftarak, euro nga krimi, arrestohet 56 vjeçari në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 56-vjeçar është arrestuar sot në Korçë, pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe për lojërat e fatit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Roland Kuro, banues në Boboshticë, Korçë. Gjatë kontrollit fizik në banesë, të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan drogë dhe municion luftarak, si dhe 160 mijë euro, me burim veprimtaritë kriminale.

Po ashtu është proceduar një 20-vjeçar, pasi u kap duke blerë kokainë në lokalin e 56-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

DVP Korçë/Megaoperacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, goditje të vazhdueshme kundër krimeve, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.

Kishte përshtatur lokalin për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati, dhe në banesë mbante drogë, municion luftarak dhe 160 000 euro nga krimet, vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohen heroinë, 240 gramë kokainë, peshore elektronike, armë e ftohtë, municion luftarak, 160 000 euro, laptop, çipsa, celular dhe automjet.

Procedohet penalisht një 20-vjeçar që u kap duke blerë kokainë në lokalin e të arrestuarit.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Korçës, në kuadër të megaoperacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, si dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, kësaj here për një lokal në fshatin Boboshticë, ku kryheshin disa krime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mix”.

Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga pronari i këtij lokali, shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Nga kontrollet në lokal, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje drogash të forta (heroinë dhe kokainë), në doza. Gjithashtu, se ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në ambientet e lokalit u kap duke blerë doza kokaine, shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në Korçë, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë.

Më tej, nga kontrollet në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të prindërve të tij, shërbimet gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, një peshore elektronike, municioni luftarak, 1 shkop bejsbolli, shuma e eurove, një laptop, valixhe me çipsa, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *