• |
ide | kryesore

Kapen 66 kg mαrijuanë në Greqi/ Arrestohet i riu grek dhe 28-vjeçarja shqiptare

Lajme, Të fundit



Një i ri grek dhe një shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Ata akuzohen si anëtarë të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës. Policia greke u ka sekuestruar mbi 66 kg marijuanë.

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin “detyrën” e transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut. Nga autoritetet janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 peshore elektronike, 3 celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe 1 makinë e përdorur për transportin e drogës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *